Gazeta Shqiptare

ZINNI VESHI Kur kritikohej se si huazonte jashtë artit të realizmit socialist

-

Zinni Veshi ( 1961) studioi deri në Fakul tetin e Arteve Figurative dhe atelienë e pikturës monumental­e. Hasi menjëherë goditjet e kohës ndaj një arti më të çliruar, duke qenë se artisti e dëshironte zhvillimin e artit të vet në mënyrë subkoshien­te. Për diplomën e tij, në të cilën paraqiten tri figura të trajtuara me linjë dhe në sfond e pas tyre shfaqen tarracat, njëri nga anëtarët e komisionit u shpreh se ishte pikturë e huazuar dhe nuk ishte pikturë e realizmit socialist. Pas kësaj fjalie, e gjithë bota artistike e artistit mund të përfundont­e. Dy nga artistët më në zë dhe me potencë të asaj kohe, Petro Kokushta dhe Muntaz Dhrami, nuk e mbështetën këtë mendim, madje e kundërshtu­an duke thënë se: "Kjo pikturë është nga më të mirat që do të ketë fondi i Akademisë së Arteve". Artisti nuk kishte devijuar, por siç shprehet dhe vetë, "thjesht vazhdoi rrugën e tij të zhvillimit".

Zanafillat e kërkimeve për zhvillimin e artit të tij shfaqen në pikturën "Djali", datuar në vitin 1986. Kjo është e dukshme në qëndrimin e djalit të vogël, për të bërë modelin artistik. Artisti mundohet që të sjellë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ndryshimin, që ai kërkonte nga realiteti dhe koha e artit që jetonte. Këtë ndryshim e vërejmë në ngjyrën e bluzës, ngjyrë me kontrast më të lartë nga tonet e tjera që ka gjithë piktura. Artisti shprehet se "në këtë pikturë ngjyra e verdhë e bluzës së djalit është në formën e kolazhit e mbivendosu­r në tonet e tjera".

Duke e krahasuar këtë pikturë me serinë e performanc­ave "Udhëtimi i burrit të verdhë" të artistit bashkëkoho­r nga Singapori Lee Wen, mendoj se përmbajtja e konceptit për të dy artistët është fokusi në atë çka është universale si liria apo dhe zëri individual. Zinni Veshi, që në kërkesat e tij të hershme ishte tepër bashkëkoho­r, dhe këtë rrugëtim e vazhdon edhe në ditët e sotme. Fillesat e artit të tij ndikohen nga Pablo Pikaso, Paul Cezanne, Van Gogh dhe Fransisko Goya. Ndikimin e artit të Pikasos do ta gjejmë në pikturën "Portret Vajze", e vitit 1986, e cila ka qëndrimin e dy pikturave të titulluara "Grua me duar të kryqëzuara" dhe "Madam Soler". Ky ndikim nuk paraqitet në formë direkte te piktura që artisti bën, por ajo vjen si një proces subkoshien­t, që ndodh në psikikën e tij. Portreti i vajzës është tipologji e kohës, veshja, modeli i flokëve dhe shalli i lidhur përreth qafës si shallet e pionierëve. Në këtë pikturë forma është e njëjtë, përmbajtja është e huazuar. Artisti shprehet: "shpërfillj­e për kohën që jetova".

Ndikimet e artistëve të tjerë si: Frank Auerbach, Francis Bacon, Lucian Freud, Willem de Kooning, Baroku Europian, Arti Primitiv, Ekspresion­izmi Abstrakt ndihen sapo futesh në sallën e ekspozitav­e të përkohshme, e cila nga ana e planimetri­së është e gjatë dhe e ndarë në 3 pas- salla të tjera, ku do të gjenden rreth 50 punime ku syri të përballet me zhurmën e toneve vetjake të ngjyrës. Teknika që përdor është ( Polymer emulsion) akrilik mbi kanavacë. Duke hedhur sytë për të parë çka të rrethon, në të njëjtën kohë ndihesh i vëzhguar nga vështrimet që përmbajnë pikturat dhe grafikat. Sallat e tensionuar­a me vështrime, blloqe boje të mbivendosu­ra mbi beze, figura njerëzore apo ajo abstrakte të ndalon për t'u fokusuar në thellësinë e asaj që ngjyra përcjell si gjendje emocionale.

QENIA

Themelet bazë të pikturës janë figura njerëzore ( qenia). Nëse do të ngremë pyetjen "Ç'është qenia?", do të na jepnin shumë përgjigje. Për artistin, qenia është ai vetë. Në pikturën e tij gjejmë pyetjet që ai i ngre vetvetes dhe përgjigjet që merr. Në këtë mënyrë psikika e artistit punon në formën më të lartë të realitetit artistik dhe marrëdhëni­es të përbashkët. Ngjyrat janë çelësat e çdo harmonie apo kontrasti. Teksa jemi në sallën e parë, do të përballemi me "Vështrimet e dy grave që gjenden buzë oqeanit", ndërsa në muret në krah do të shohim dy piktura të tjera përballë njëra- tjetrës; "Figura në hapësirë rrethore" dhe "Dy të dashuruar" të vitit 2015. Këto punime depërtojnë kontrastin e thellë të ndikuar nga gjendja e artistit në kërkimin e qendrës harmonike. Dua të theksoj se, harmoninë në pikturë e gjejmë në vitet 2016 dhe 2017. Ngjyra në vetvete si formë, dritë, lëvizje, kontrast, harmoni, gjendje e bashkëlidh­ur me strukturën e qenies njerëzore, e bën të shkojë përtej asaj që duket. Vepra "Figura në hapësirë rrethore" bashkëvepr­on me vështrimet e shikuesit, nga vetë ngjyrat e forta dhe kontrastet e forta që përdor artisti. Nuk bëhet fjalë për kontrastin e errësirës dhe dritës, por për kontrastin e ngjyrave. Kontrasti kromatik në këtë pikturë është një kërkesë e psikikës së artistit. Mendimi i tij në formë rrethore krijon marrëdhëni­e pa kushte me artin e tij. Pa qenie, nuk mund të ekzistonte arti. Gjithçka që rrotullohe­t, rrotullohe­t rreth qenies. Duke shformuar figurën apo duke e rikrijuar në një formë të panjohur nga ana letrare dhe nga ana vizuale, paraqitet një pikturë me njolla boje të rëndë, të cilat lënë gjur- më aty ku vendosen nga peneli. Kur e shohim në profil pikturën e tij, dallojmë damarë, vëllime të ndryshme, si të mëdha, edhe të vogla, mbi telajo. Pikturat e 2014 dhe 2015 janë ekspresion­izëm abstrakt në tërë kompleksit­etin e telajos. Ngjyra të ndezura, forma të çrregullta janë kërkesë e brendshme, për të evidentuar zhurmën që artisti ka në subkoshien­cën e tij. Të vendosura dhe mbivendosu­ra, ngjyrat shkojnë deri në balancën përfundimt­are për harmoninë zhurmuese, që vetë artisti zgjedh ( kontrasti). "Dy gra buzë oqeanit" është piktura e cila na shfaqet përballë sapo hyjmë në sallë. Fytyrat e dy grave, të shpërfytyr­uara nga rrezet dhe nxehtësia e diellit, kthehen në një të katërtën e trupit për të vëzhguar vizitorin. Trajtimi i figurës si një të tërë në planin kryesor pa e shkëputur nga sfondi pas, krijon një tablo pa ndarje planesh. Në këtë pikturë shohim zhurmën e penelatave, koloritit, kompozimit, që i përkon atmosferës që artisti paraqet. Kontrasti i fortë dhe harmonia koloristik­e në tërë tablonë si dhe lëvizja e penelit në drejtimin e formës të trupit apo shërbimit të kërkesës të një imazhi tjetër, pasqyron ndjesinë reale të atij moment, ku artisti është bazuar. Ngjyrat e përpunuara dhe të hedhura trashë, të lëpira me njëra- tjetrën, të krijojnë idenë e bukës me gjalpë apo të një torte siç mund ta shikojë një fëmijë me vështrimin naiv. Kjo ndjesi e mbingopjes me bojë, në këtë pikturë apo dhe në pikturat e tjera, është teknika që përdor artisti për të ushqyer tablonë e tij. Kjo lloj pikture është ushqimi i shpirtit për artistin.

"NJERIU DUKE PËRFUNDUAR DARKËN"

Forma e kompozimit të kësaj pikture dhe vendosja në formë rombi siç e ka menduar artisti, e paraqet këtë akt në mënyrën se si ne zakonisht qëndrojmë, në formë diagonale të përgjysmua­r përballë tavolinës, ku gjysmën tjetër e zë tavolina. Për artistin nuk ka rëndësi se çfarë përmban pjata apo me sa kulturë po sillet personazhi apo si paraqitet gjendja e tij ekonomike. Artisti shqetësohe­t për balancat në këtë pikturë, për ngjyrat me tone të errëta dhe tone të hapura, për vendosjen e figurës dhe objektit në hapësirën e tablosë. E gjitha kjo kërkesë ekuilibri pasqyron aktin e papërfundu­ar, të mbetur në pikën neutrale të pasqyrimit të momentit.

"Vizatime", në këtë ekspozitë nuk do të gjejmë të pasqyruar figurën njerëzore jo vetëm në pikturë, por edhe në vizatim. Të ekspozuara janë rreth 18 vizatime, të cilat janë të periudhës 2016- 2017. Pjesën më të madhe në vizatime e zë portreti i femrës. Ashtu si te pikturat, edhe te vizatimi artisti kërkon ngjyrën, kontrastin, harmoninë. Ai eksperimen­ton edhe me elementë të tjerë, të cilët i vendos poshtë fletës të vizatimit dhe u bie sipër me laps apo me karbon, për të krijuar forma apo figura të ndryshme. Vizatimet shprehin ndjenja, mimika, momente. Momenti është perandoria ku artisti frymëzohet. Artisi, për të krijuar karakterin e figurës njerëzore, për të shfaqur dritën dhe hapësirën, përdor tensionin që krijon lapsi dhe gjurmët që lënë fshirjet me gomë. Karboni i lejon më shumë të shprehë formën dhe vëllimin duke përdorur dhe fshirjen e karbonit me pulqerët e gishtave. Kjo i lejon që vepra të marrë formën tredimensi­onale. Gjithashtu, ndërhyrja me laps të bardhë ndihmon të shprehë dritën apo faktorë të tjerë, që artisti është i interesuar të shfaqë.

"TRISTANI DHE IZOLDA"

Në këtë pikturë ndihet menjëherë një lloj dhimbjeje. Ndriçimi pasqyrohet me ngjyrën e nuancës rozë, që bien në trupin e një femre, e cila e kthyer përmbys me kokën të mbuluar nga duart duket sikur përthithet nga toka. Piktura në vetvete ndahet në dy plane. Plani i parë, trupi nudo i femrës i mbledhur ' kërthi' dhe në formën fetal, ndërsa plani i dytë, një vijë horizontal­e që personifik­on Tristanin. Toka duket e çarë dhe e tharë, por kur afrohemi më pranë pikturës nuk do të shohim më figurën, por strukturën e bojës në vetvete, relievin dhe format që krijon. Përveç ngjyrave të përbëra, në pikturë do të gjejmë edhe ndonjë kolor më të theksuar, ku është ndërtuar baza e kontrastit. Ky stil punimi i vjen në ndihmë asaj çka artisti kërkon të shprehë. Zinni Veshi shprehet se ' kam problemet e mia, kam nevojë të brendshme të bëj pikturë dhe bëj pikturë'. Mënyra se si artisti e zhvillon përditshmë­rinë e tij duke zgjedhur dietën, meditimin, muzikën dhe duke qenë i hapur ndaj faktorëve të jashtëm dhe i vëmendshëm. Kjo për artistin është një mënyrë jetese e cila plotëson kërkesën e trupit dhe shpirtit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania