Gazeta Shqiptare

Tërheqja, Basha: Fitore, zgjidhja qeveria teknike

Çadra e opozitës ngre dron para Kryeminist­risë: ' Demokracia është autoktone në Kavajë' "Javën e ardhshme, protesta masive mbarëkombë­tare"

- Valentina Madani

Demokratët në Tiranë dhe në Kavajë e kthy en në festë dje tërheqjen kandidatit të PS- së për zgjedhjet e 7 majit. Protestues­it nga ' çadra e lirisë', ngritën një dron deri tek zyra e kryeminist­rit Edi Rama me mesazhin: ' demokracia është autoktone në Kavajë'. Të parët që nisën festën ishin demokratët kavajas të cilët u mblodhën para degës së PD- së në Kavajë duke brohoritur "Fitore, Fitore". Ndërkohë që rreth orës 19 ishte parashikua­r një mbledhje e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, me strukturat në këtë qytet por u anulua në minutat e fundit pas deklaratës për mediat të kryeminist­rit Edi Rama në Tiranë. Por pas vendimit të Ramës për të tërhequr kandidatin për në zgjedhjet e Kavajës, kreu i PD, Lulzim Basha mbledh sot në orën 12: 00 krerët e degëve. Ky takim do të zhvillohet për organizimi­n e protestës së radhës, që kryedemokr­ati Basha e paralajmër­oi për javën e ardhshme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mësohet se PD- ja ka anuluar protestën e paralajmër­uar për në Kavajë, për tërheqjes së kandidatit të PS për zgjedhjet e pjesshme. Nga cadra e lirisë, I rrethuar nga entuziazmi I demokratëv­e, kreu i PD- së, Lulzim Basha paralajmër­oi një tubim masiv në Tiranë javën e ardhshme, i cili sipas tij, do të shtrihet më pas në çdo rrugë e shesh të Shqipërisë. "Javën e ardhshme tubim madhështor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pas kësaj në çdo rrugë dhe shesh të Shqipërisë, ku vullneti i shqiptarëv­e për demokraci nuk zbrapset kurrë. Marshim paqësor, këto janë rrugët nga e cila kalon e ardhmja e Shqipërisë", u shpreh ai. Basha theksoi se me tërheqjen e Sekretari për organizim në PD, Eno Bozdo deklaroi dje se Kavaja para 18 qershorit do të dukej lule. "Frika ruan vreshtin, apo ruan idiotin? E pra, ti s'e ke idenë për 18 Qershorin. Kavaja do të të dukej lule!" shkruan Bozdo.

kandidatit të PS në Kavajë, Republika e Re shënoi fitoren e parë. Edhe pas këtij vendimi të marrë nga kryeminist­ri Rama, përsëri Basha nuk tërhiqet nga qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duke paralajmër­uar edhe një marshim javën e ardhshme

në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Kryetari i PD, Lulzim Basha e cilësoi një fitore të qytetarëve të Kavajës tërheqjen e kandidatit të PS nga zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. "Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë. Falenderim­i im i parë Aleati i PD- së, Nard Ndoka me anë të një statusi në "Facebook", ka reaguar pas vendimit të kryeminist­rit Edi Rama, i cili ka tërhequr nga gara për zgjedhjet në Bashkisë se Kavajës kandidatin e tij. Ndoka shkruan në facebook: Bravo Rama për Kavajën! Po për 18 Qershorin?!

është për qytetarët fisnikë të Kavajës, për të rinjtë dhe të rejat e Kavajës. Përfundimi i vetëm i kësaj beteje do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ultimatume­t i refuzojmë, bëhuni pjesë e zgjidhjes për republikën e re, zgjedhjeve të lira ose përbal-

luni me bashkimin dhe marshimin më të madh kombëtar javën e ardhshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pas kësaj në çdo shesh e në cdo rrugë të cdo qyteti dhe fshati ku vullneti për demokraci nuk zbrapset më. Zgjedhje të

lira, luftë dy faktorëve të destabiliz­imit krimit dhe drogës, preferojmë me dialog por të vendosur të protestojm­ë paqësisht drejt zgjidhjes. Këto janë rrugët nga e cila kalon e ardhmja europiane e Shqipërisë", deklaroi z. Basha.

 ??  ?? Protestues­it ngrenë dronin mbi kryeminist­ri
Protestues­it ngrenë dronin mbi kryeminist­ri
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania