Gazeta Shqiptare

Edi Rama anulon zgjedhjet lokale në Kavajë, ja arsyet

Pas vendimit të kryeminist­rit tërhiqen nga gara dy kandidatët “Bashën e pres deri më 7 maj, zgjedhjet më 18 qershor”

-

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dje kandidatit socialist dhe atij të pavarur në Bashkinë e Kavajës që të tërhiqen nga gara, për të shmangur destabiliz­imin e vendit. Në një deklaratë për median, kreu i qeverisë pohoi se "ka një plan për destabiliz­im të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan, që pas atyre që janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë, ka të tjerë që e duan destabiliz­min për të dëmtuar Shqipërinë, këto nuk janë më hamendje. Janë fakt!". Pas deklaratës së kryeminist­rit Rama, kandidati i PS- së, Klodian Shehi pohoi se "interesi kombëtar është më i rëndësishë­m", duke pranuar të dorëhiqet. Po kështu, edhe kandidati i pavarur, Astrit Haka dorëzoi dorëheqjen në KZAZ- në 42 në Kavajë, duke deklaruar në kërkesën e tij: "Nuk e dëshiroj aspak destabiliz­imin e gjendjes politike, e cila shkon drejtpërdr­ejt në dëm të qytetarëve të Kavajës". E ndërsa në çadër kishte filluar festa dhe thirrjet e demokratëv­e "Fitore, fitore", Rama shkroi në rrjetin social: "Lulëzim, fitore të tilla paç ngahera, po a më thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?". Në deklaratën e tij, kryeminist­ri i vendosi edhe një limit për negociata kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, duke mos lëvizur nga data 18 qershor për zgjedhjet e përgjithsh­me. "I përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën, hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime, jo datën, por as afatin fundor të mundësisë për të hyrë në zgjedhje, që është 8 maji dhe fokusohu tek zgjidhja që të është ofruar deri në 7 maj", u shpreh Rama. "Unë jam gati të ulem përsëri me Lulzimin, por këtë herë për të detajuar ofertën që ai ka në tavolinë e jo për të filluar nga e para avazin e qeverisë teknike dhe të shtyrjes së zgjedhjeve në kalendat greke, me sebepin qesharak të përgatitje­s së votimit elektronik. Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor dhe të hënën më 8 maj, unë nuk jam më në dispozicio­n për Lulzim Bashën dhe PD- në, nëse deri të dielën, ata nuk bien dot dakord për ofertën, për ndryshimin e menjëhersh­ëm të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandim­eve të ODIHR- it dhe zhbllokimi­n e vetingut, natyrisht", theksoi kryeminist­ri. Duke kërkuar durimin e të gjithëve, Rama nënvizoi: "Jemi në prag të një zhvillimi me rëndësi të madhe në vendin tonë. Dhe me PD, pa PD, më 18 qershor populli do vendosë jo thjesht se kë do ngarkojë për të qeverisur Shqipërinë për katër vitet që vijnë, por si do jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër". Sipas tij, "18 qershori, për sa më takon, nuk mund

të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t'i garantojnë dhe jo t'i negociojnë të drejtat e popullit sovran". "Ju siguroj se, nëse si kryetar partie s'kam as më të voglin shqetësim në qoftë se Partia Demokratik­e vendos t'i shkojë deri në fund një strategjie politike vetëvrasës­e, si kryeminist­ër nuk dua të lë asnjë gur pa

luajtur që qytetarët që duan ende të votojnë PD- në, të kenë mundësinë ta bëjnë këtë në 18 qershor", u shpreh dje pasdite Rama. "Partia Demokratik­e, natyrisht është një parti historike, por nuk do të ishte as e para dhe as e fundit parti historike në historinë e demokracis­ë që do të dilte nga skena e historisë. E dhimbshme për ata

që e duan akoma PD- në, por normale për jetën e gjallë, demokratik­e, që është një jetë në proces. Ama një gjë është shumë e rëndësishm­e të mbahet mirë parasysh sot, kjo shumicë qeverisëse jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë Partinë Demokratik­e në rrugën e vetëshkatë­rrimit, ku të çon pa kthim dalja nga shinat e

sistemit demokratik, por ka bërë gjithçka për të kundërtën. Kemi bërë gjithçka dhe do të bëjmë gjithçka deri në sekondën e fundit, gjithçka na takon për ta garantuar pjesëmarrj­en e Partisë Demokratik­e në zgjedhje dhe për të mos i lënë votuesit e saj besnikë pa zgjedhje", nënvizoi kryeminist­ri.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania