Gazeta Shqiptare

Ambasadori amerikan: Larg dhunës, dialog për 18 qershorin

SHBA dhe BE mbështesin shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë Sattler: Vendim i vështirë, por i duhuri

- Valentina Madani

Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet thirrjen e kryeminist­rit Rama për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë, me qëllim që pozita dhe opozita të përqendroh­en tek procesi i dialogut. Ambasada amerikane në Tiranë përkrah protestat paqësore, por apelon për vetëpërmba­jtje. "Nxisim vazhdimin dhe përshpejti­min e procesit të dialogut, sepse koha që mbetet për t'i zgjidhur çështjet me anë të negociatav­e përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar. Mbështesim të drejtat e shqiptarëv­e për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmba­jtje", thuhet në deklaratën e ambasadës. Kjo ambasadë apelon për distancim nga dhuna. "Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanërish­t akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA. Edhe ambasada britanike përshëndet­i vendimin e Edi Ramës për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, duke u bërë thirrje partive politike që të angazhohen për dialog dhe për të shmangur dhunën gjatë periudhës parazgjedh­ore dhe zgjedhore. "Në vijim të lajmeve të fundit, ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndet­i vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë. Mbretëria e Bashkuar vazh-

don t'u bëjë thirrje të gjitha partive politike për t'u angazhuar në mënyrë konstrukti­ve, me qëllim sigurimin e pjesëmarrj­es së

plotë në zgjedhjet e ardhshme. MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangien e dhunës KQZ ka verifikuar listat e kandidatëv­e të PDIU dhe LSI. Sipas "BW", nga shqyrtimi i dokumentac­ionit është konstatuar se nga LSI janë tre kandidatë, kurse nga PDIU katër kandidatë, të cilët kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësish­t këtij fakti, në zbatimit të ligjit ata nuk janë ndaluar për të garuar në 18 qershor. gjatë periudhës parazgjedh­ore dhe vetë zgjedhjet", thuhet në njoftimin e ambasadës britanike. Po dje reagoi edhe ambasadori austriak, Johann Sattler, sipas të cilit tërheqja nga zgjedhjet në Kavajë është vendim i vështirë, por i duhuri për të shmangur ngërçin e mund-

shëm. Edhe ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndet­i vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë. "Mbretëria e Bashkuar vazhdon t'u bëjë thirrje të gjitha partive politike për t'u angazhuar në mënyrë konstrukti­ve, me qëllim sigurimin e pjesëmarrj­es të plotë në zgjedhjet e ardhshme", - tha Norman. Kurse ambasadorj­a e Gjermanisë, Suzan Schutz theksoi se ky veprim i shërben zgjidhjes së krizës politike, ndërsa u bëri thirrje palëve të shmangin çdo veprim që mund të shndërrohe­t në dhunë. "Ambasada gjermane ka mirëkuptim për vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë, për të mbajtur të hapur kësisoj rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrj­en sa më të gjerë politike në zgjedhjet parlamenta­re. Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog, me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të Kushtetutë­s së Shqipërisë", - tha Schutz.

 ??  ?? Gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Dëshmorëve
Gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Dëshmorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania