Gazeta Shqiptare

Vrau nusen e djalit me levë në kokë, 75- vjeçari në gjyq: Më fyeu, e godita për ta trembur

-

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dje ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për 75- vjeçarin Ndoc Tota nga fshati Zhejë i rrethit të Kurbinit, i cili në orët e para të mëngjesit të së mërkurës vrau me levë në kokë nusen e djalit të tij, Vera Tota. Gjatë seancës gjyqësore i moshuari ka pranuar krimin, ndërsa është shprehur i penduar për vrasjen e nënës së dy nipërve të tij. Ai ka thënë se me nusen e djalit ka pasur konflikte të vazhdueshm­e, pasi ajo "nuk sillej mirë". 75- vjeçari e ka justifikua­r aktin e rëndë me faktin se nuk ka dashur ta vrasë, por vetëm ta trembë. "Jam penduar për ngjarjen. Me nusen e djalit kam pasur konflikte përherë. Nuk sillej mirë, rrihte fëmijët dhe pardje në mëngjes më fyeu, ndaj e godita, për ta trembur e jo vrarë", - ka deklaruar i moshuari. Ndërkohë, pas arrestimit nga policia e Kurbinit, Ndoc Tota ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojt­jes. "Po, unë e kam vrarë nusen e djalit. E godita me levë Verën, pasi teksa po grindeshim, ajo tentoi të më rrihte. Nusja e tim biri më ka rrahur edhe dy raste të tjera, por për hir të fëmijëve dhe turpit të opinionit nuk e kam denoncuar, por e kam mbyllur brenda shtëpisë këtë marre", është shprehur gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Ndoc Tota. Gjithashtu, ai ka pohuar se "nusja ishte shumë e dhunshme ndaj tij, në momentin që djali ikte në punë. Edhe sot ( dje) në mëngjes, ajo tentoi të më rrihte. Nuk mund ta duroja më dhunën e saj dhe as turpin, pasi ajo nuk pyeste as bashkëshor­ten time dhe duke përfituar nga mosha na rrihte. Nuk doja ta vrisja, por të mbrohesha. Më vjen keq që ka vdekur për të vetmen gjë se ka dy fëmijë të vegjël. Por tashmë, kjo gjë ndodhi. Po e përsëris, jam përpjekur të vetëmbrohe­m".

 ??  ?? 75- vjeçari Ndoc Tota
75- vjeçari Ndoc Tota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania