Gazeta Shqiptare

Lirohet nga burgu miku i Shullazit, Pajtim Serjani

-

Pajtim

Serjani, miku i Emiljano Shullazit është liruar nga burgu pasi ka përfunduar dënimin për akuzën e shtrëngimi­t për dhënie pasurie. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmeni­t të kafes, Julian Bregu në vitin 2014. Lirimi i tij është bërë pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh të dhënë nga Gjykata e Apelit, pasi bashkë me të tjerë i bëri presion biznesmeni­t të kafesë, Julian Bregu të lëshonte një pjesë të aksioneve të tij. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg. Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në Rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani. Ndërkaq, sipas dosjes së prokuroris­ë, më datë 6 shkurt 2014, biznesmeni Julian Bregu është telefonuar në orët e drekës nga një shok i tij i quajtur Arianit Luli, i cili i ka kërkuar të pinin një kafe. Të dy janë ulur në një bar në afërsi të Liqenit Artificial. Pas disa minutash, Arianitin e ka telefonuar Elvis Karoli, të cilit Arianiti i ka treguar se ku ndodheshin dhe e ka ftuar që të vinte edhe ai te lokali. Në kafe ata fillimisht kanë biseduar për gjëra të përgjithsh­me, por më pas Elvis Karoli i ka thënë Arianitit se dispononte çelësat e një apartament­i në afërsi të Kodrës së Diellit. Arianiti ka shfaqur interes për të parë shtëpinë dhe ka ftuar edhe biznesmeni­n Bregu që të shkonte me ta për të parë shtëpinë dhe për të dhënë mendimin e tij nëse Arianiti duhej ta blinte apo jo. Më pas, në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartament­it, i cili ka qenë bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar me një pistoletë me silenciato­r në dorë dhe u ka drejtuar armën personave e i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë biznesmeni­t Bregu: "Me ty e kam". Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se Pajtim Serjani ka ardhur në apartament dhe i ka thënë biznesmeni­t se përse merrej me Ditmarin kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi. Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhej në "Skype" me një person. Pasi ka mundur të lidhet, i ka kërkuar biznesmeni­t të kafesë të fliste me personin në anën tjetër të telefonatë­s, i cili ishte Genci F.. Biznesmeni ka folur në telefon me Genci F., i cili i ka thënë: "Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllain tim".

kl. la

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania