Gazeta Shqiptare

"DAR Tiranë, tenderë benzine, në inventar ka vetëm makina me naftë"

Analisti i APPA: KLSH konstatoi edhe shkelje të tjera, "u vodh" 2% i tatimit të të ardhurave Xhemollari: Abuzim me paratë publike

-

Drejtoria Arsimore Ra jonale e Tiranës, përmes proceduarv­e të prokurimit publik ka blerë benzol, ndërkohë që në inventarin e këtij institucio­ni ka vetëm makina me naftë". Kjo është një prej shkeljeve të konstatuar­a nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë kontrollit të kryer në DAR Tiranë për vitin 2016, ndërkohë që ai bëhet publik për "Gazeta Shqiptare" nga Rigels Xhemollari, analist pranë Platformës Shqiptare për Advokim Politikash. "Kur flasim për abuzime me tenderë të zakonshëm apo të jashtëzako­nshëm, siç janë ata të 3 P- ve ( Partnerite­ti Publik Privat) na vijnë ndërmend koncesione­t e bëra publike dhe akuzat politike që qarkullojn­ë midis forcave politike. Në të vërtetë nuk abuzohet vetëm atje ku shifrat i kalojnë milionat e eurove, atje ku media është prezent, por ka edhe vjedhje më të vogla dhe më të shpeshta të parave publike nga ana e zyrtarëve të shtetit",- shprehet Xhemollari. "Nëse do të fokusohemi tek arsimi parauniver­sitar, duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të ushtruar pranë DAR Tiranë për vitin 2016 do të na habisë fakti se si institucio­ni që ne presim edukim, vjedh kaq hapur paratë publike. Nga dhjetëra abuzimet që i janë gjetur DAR Tiranë, po përmend vetëm tre për të kuptuar se sa thellë është ngulur fenomeni i korrupsion­it në mendjet e zyrtarëve tanë publikë që e konsideroj­në pasurinë publike si pronë vetjake. DAR Tiranë ka blerë rreth 2.5 milionë lekë të vjetra benzol pa plumb ndërkohë që në in- Bashkia

e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e varrezave të para murale për 438 vende të reja, por njëkohësis­ht ka nisur punën për rehabiliti­min tërësor të varrezave të Sharrës dhe rindërtimi­n e rrugës. Kryebashki­aku Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në Sharrë dhe theksoi se zonës po i kthehet dinjiteti i munguar prej vitesh. "Po fillojmë një projekt të ri në varrezat e Sharrës, e cila ka qenë një problemati­kë të mbartur ndër vite. Madje, gjatë administra­tës së shkuar kemi pasur disa raste çnjerëzore, ku njerëzit janë varrosur edhe në gjurmën e rrugës dhe rrugicave, sepse nuk ka pasur hapësirë. Nuk është aspak dinjitoze që në qytet të mos gjendej hapë- ventarin e saj ka vetëm makina me naftë",- shton ai. Ndërkaq, raporti mbi 50 faqesh i KLSH- së ka konstatuar edhe shkelje të tjera të kryera nga ky institucio­n, me paratë publike. "DAR Tiranë ka kryer transaksio­ne të paautorizu­ara në emër të punonjësve pranë kompanive private për për- dorimin personal të celularëve dhe shlyerjen e kredive të marra nga këta punonjës te bankat e nivelit të dytë me ndërmjetës­imin e Shoqatës "Kursim Krediti - Mësuesi". Këto veprime faktojnë interesin që kanë pasur drejtuesit e këtij institucio­ni për të shlyer këto pagesa në emër të punonjësve të tyre pa miratimin e këtyre të fundit",- bën me dije Xhemollari. Ndërkaq, një tjetër shkelje e konstatuar ka të bëjë me tatimin mbi të ardhurat. "Të gjithë arsimtarëv­e që kanë marrë paga dhe shpërblime të tatuara në burim, nuk janë derdhur për llogari të shtetit 15% e shumës, por 13%. Ky fakt zbulon paligjshmë­rinë dhe abuzimin me 2% e mbajtur mbi vlerën e pagës apo shpërblimi­t", thotë analisti i Platformës Shqiptare për Advokim Politikash.

MAS

Ndërkaq, teksa analizon shkeljet e kryera me paratë publike, Xhemollari e vë theksin te Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe te projekti i vitit 2014, ku qeveria shqiptare mori një kredi prej 3.5 milionë eurosh nga banka austriake, UniCredit, për të blerë tableta "me justifikim­in e përfshirje­s së teknologji­së në ato që i quante 120 klasat "inteligjen­te"". "Sot 15 gjimnazet dhe 54 shkollat 9vjeçare të Tiranës nuk kanë laboratorë kimie, fizike apo biologjie, për shkak të mungesës së investimev­e nga të gjitha qeveritë për arsimin parauniver­sitar dhe me paratë e shpenzuara për tabletat e magazinës tashmë mund të ishin ndërtuar dhjetëra laboratorë të shkencave natyrore që të punonin të gjithë nxënësit, por siç duket tenderi, klienti dhe show ishin të garantuara me lëvizjen "inteligjen­te" të kësaj qeverie", - thotë Xhemollari.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës
Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës
 ??  ?? Rigels Xhemollari, analist pranë Platformës Shqiptare për Advokim Politikash
Rigels Xhemollari, analist pranë Platformës Shqiptare për Advokim Politikash
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania