Gazeta Shqiptare

Partizani dhe Kukësi kënaqin Skënderbeu­n

Pika i vlen Kukësit, që mbetet i pamposhtur. Incidente mes tifozëve në fund të ndeshjes Mbyllet në barazim 1- 1 në "Selman Stërmasi"

-

Partizani ndalet në një barazim 1- 1 me Kukësin, rezultat ky që u vlen më shumë verilindor­ëve, por mbi të gjitha Skënderbeu­t, që në rast suksesi në përballjen e së shtunës ndaj Vllaznisë, do mund të afrohej me një pikë nga dy kryesuesit. Në "Selman Stërmasin" e tejmbushur si rrallëherë, sfida nis me koreografi­në e tifozëve të kuq dhe më pas gjithçka fokusohet në fushën e blertë. Partizani kërkon të befasojë me depërtime të shpejta mbrojtjen kuksiane, por të parët shënojnë miqtë. Një goditje këndi shfrytëzoh­et më së miri nga Dvornekovi­ç, që shtyn në rrjetë topin e grushtuar nga Alban Hoxha. Partizani rrit presionin dhe e mbyll rendit kanë shoqëruar 2 tifozë të Kukësit dhe 2 të Partizanit.

STAROVA

Sulejman Starova nuk e ka pritur mirë barazimin ndaj Kukësit, por sërish ka besim se skuadra e tij ka ende mundësi ta fitojë titullin kampion. Pas ndeshjes "Bobi" për emisioni "Gol pas Goli" deklaroi se ishte një ndeshje mjaft e mirë nga të kuqtë, por disi të pafat në atë gol të pësuar. "Një barazim që duket sikur iu largon nga titulli, a jeni dakord? - Ndeshja për fat të keq ishte shumë e mirë nga ana jonë. Bëmë gjithçka, nuk mbaj mend sa herë erdhi Kukësi në zonën tonë, por ndonjëherë fati nuk të do. Nuk ia dolëm, por do të luftojmë deri në fund për të marrë pikët tona. Objektivi ynë mbetet titulli, do të mundohemi t'i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, pastaj të shohim të tjerët".

GJOKA

Barazimi ndaj Partizanit në transfertë e ka kënaqur Ernest Gjokën. Trajneri i Kukësit pas ndeshjes foli për emisionin "Gol pas Goli", ku deklaroi se ky barazim e mban në rrugën e duhur drejt titullit skuadrën e tij: "Ishte ndeshje e fortë, e tensionuar, ku na duhej rezultati. Kërkonim ta godisnim kundërshta­rin dhe ia dolëm, por e nisëm pjesën e dytë duke pësuar gol dhe vuajtëm. Pjesa e dytë nuk kishte ajo që duhej, por gjithsesi morëm pikën që dëshironim".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania