Vasili: PS- PD le të bëjnë aleancë, po bëjnë si dashuri pas mureve
Kreu i LSI- së: Ftoj në debat televiziv Ramën e Bashën
i LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje se LSI nuk ka përfituar asnjëherë nga PS, madje në zgjedhjet e kaluara ka humbur dy mandate nga koalicioni me këtë parti. I ftuar në emisionin "Opinion", të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i LSI- së, Petrit Vasili ka ftuar në debat televiziv Ramën e Bashën, duke u shprehur se është i gatshëm të përballet me ta. Ai ka folur lidhur me marrëveshjen Rama- Basha dhe nëse është goditur LSI nga ky pakt. "Unë nuk kam komunikuar me Ramën për çështjen e marrëveshjes. Ka qenë një vullnet publik javë e javë më parë. Gatishmëria jonë për zgjedhjen e krizës ka qenë e fortë. Secili ka bërë sakrificat e veta", u shpreh Vasili ndër të tjera. Në lidhje me një koalicion PS- LSI, Vasili tha: "Të mos presin, le ta bëjnë që tani koalicionin. Meqë e kanë me kaq merak, ne nuk kemi asnjë merak. LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dalë forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si një dashu- ri që bëhet prapa mureve", ka deklaruar Vasili. Ai tha se raportet e tij me Ramën janë korrekte, ndërsa me zotin Basha nuk ka asnjë lloj raporti. "Ne e kemi ndihmuar shumë atë, sepse nëse opozita nuk hynte në zgjedhje, do të ishte përgjegjësi kryesorë. Ne jemi të fituarit e mëdhenj nga kjo marrëveshje", u shpreh kreu i LSI- së. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se "nëse LSI del forcë e parë, a do të lëre Meta Presidencën për t'u bërë kryeministri i vendit", kreu i LSI- së, Petrit Vasili është shprehur se nëse ndodh kjo, do të jetë ai kryeministër dhe jo Meta. Vasili tha më tej se zgjedhjet do të udhëhiqen prej tij dhe jo nga Meta.