Ministrja e Arsimit, Karabina: Kemi shumë punë përpara
Dita e parë e punës, Kërtusha "rrëzon" Xhaçkën
Qeveritarët
e rinj nisën dje ditën e parë të punës përkrah administratës "Rama". Pak orë pasi u votuan në Parlament dhe u betuan në Presidencë, 6 ministrat e rinj dhe zv. kryeministrja morën dje zyrtarisht detyrën, duke mbërritur edhe në dikasteret përkatëse. Të gjithë ministrat e rinj gjatë prezantimit ishin të shoqëruar nga zv. kryeministrja Ledina Mandija dhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Vetë znj. Mandia u prit në selinë qeveritare nga paraardhësi i saj, Niko Peleshi, duke ia besuar postin e zëvendëskryeministres së re. Ministrja e re e Arsimit, Mirela Karabina është e ndërgjegjshme se dikasteri që ajo do të drejtojë ka shumë punë për të bërë, pavarëisht se koha do jetë mjaft e shkurtër. Z. Karabina tha dje për "Gazeta Shqiptare", se: "Sapo kemi marrë detyrën dhe sigurisht kemi shumë punë përpara". Kurse ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha ditën e parë të punës e nisi me një vendim të rëndësishëm. Këtë e tregojnë disa dokumente të publikuara në internet, ky ministrja Kërtusha ka anuluar urdhrin e paraardhëses së saj, Olta Xhaçka, duke marrë kompetenca për prokurimet publike. Sipas këtij vendimi, ministrja Kërtusha urdhëroi prokurim për 4 makina të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të cilave me sa duket u ka mbaruar siguracioni. Bëhet fjalë për një tender prej 88 mijë lekë. Kurse ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj mbërriti në zyrë rreth orës 11, ku u prit nga Fatmir Xhafaj. Pas një takimi kortezie dhe prezantimi me stafin për rreth 30 minuta, Xhafaj u largua për t'i lënë vendin ministrit Demiraj. Në ikje z. Xhafaj tha për mediat: "Nuk kam asgjë për të thënë përveç faktit se po eci me zv. kryeministren".