Gazeta Shqiptare

Lëvizja e re brenda PD- së, Topalli e Imami: Basha të ikë

Mbetën jashtë listave, shpërthejn­ë ish- drejtuesit e lartë demokratë "Shkeli statutin e partisë, të mblidhen forumet"

- Valentina Madani

Jozefina Topalli dhe Ar ben Imami u shfaqën dje në krah të njëritjetr­it përballë mediave me kërkesën e prerë dhe ultimative për shkarkimin e kreut të PD- së Lulzim Basha. Sipas tyre, PD- ja është shkatërrua­r dhe autor i shkatërrim­it është Lulzim Basha, ndaj kërkuan mbledhjen e forumeve drejtuese për të vendosur shkarkimin e Lulzim Bashës. Në gjykimin e tyre kjo kërkesë vjen jo vetëm për faktin se Basha ka ndërtuar një listë kandidatës­h humbëse dhe të mbushur me klientë të tij e të familjes, por se ka shkelur edhe statutin e partisë. Imami e Topalli kërkuan reagim sa më të shpejtë të forumeve drejtuese të Partisë Demokratik­e, për të arritur një vendimmarr­je përpara zgjedhjeve të përgjithsh­me. "Më 26 qershor do të jetë shumë vonë", - tha Arben Imami, duke përmendur si argumentin kryesor të shkarkimit listën e kandidatëv­e për deputetë dhe shkeljen e statutit. Ndërsa Topalli akuzoi: "Lista është lista e familjes Basha, e bizneseve dhe klientëve të tij". Sipas saj, Lulzim Basha po shkatërron PD- në në bashkëpuni­m me Edi Ramën. "Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri- tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit", - theksoi znj. Jozefina Topalli. Arben Imami renditi tre argumentet që do t'u paraqiten forumeve të Partisë Demokratik­e për shkarkimin e Lulzim Bashës. "Nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërrua­r Partinë Demokratik­e. Vendimi për listat është marrë nga një njeri i vetëm. Është marrë në shkelje të statutit dhe në shkelje të çdo proce- dure normale në një vend perëndimor. Është marrë në shkelje të ligjit, se statuti i partisë depozitohe­t në gjykatë dhe është ligj. Por edhe më shumë se kaq. Me gjithë rravgimet e partisë sonë këto vite, nuk ka qenë traditë e PD- së që të mos konsultohe­n vendimet me forumet e partisë. Ne kërkojmë si zgjidhje të vetme mbledhjen e forumeve të PD- së, shkarkimin e personit përgjegjës, që në këtë rast është kryetari i PD- së, Lul- zim Basha. U bëjmë thirrje kolegëve tanë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë të ecim në këtë drejtim se nuk ka kohë. Kemi marrë këtë vendim, se në 26 qershor nuk do të ketë kohë. Kjo është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu", - deklaroi z. Imami. Sipas të dyve, Basha është personi përgjegjës për hartimin e listave të kandidatëv­e për deputetë që do të çojnë në humbjen e PD- së. Në përgjigjen që u dha gazetarëve, Jozefina Sulejman Gjana "Kam lajmëruar z. Basha se nuk e pranoj renditjen e emrit tim në vendin e katërt të listës së PD- së në qarkun e Dibrës. Renditja e kryetarit të PLL- së në këtë pozicion, jo vetëm që është e padenjë dhe fyese për mua personalis­ht dhe PLL- në, por është edhe një tregues i qartë se PD- ja nuk e dëshiron prezencën e PLL- së në parlament", - tha z. Gjana.

 ??  ?? Mbledhje grupi e PD- së
Mbledhje grupi e PD- së
 ??  ?? Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dje para mediave
Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dje para mediave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania