Gazeta Shqiptare

Vasili: Zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë

Kryetari i LSI- së pret kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR- it "Fushata zgjedhore të përqendroh­et te gara mes programeve të partive"

- Darina Tanushi

Kryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Petrit Vasili priti dje në një takim kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR- it, Peter Tejler, me të cilin diskutuan në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë takimit, Vasili theksoi se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë sa më të qetë dhe se fushata zgjedhore duhet të përqendroh­et te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm. "Lëvizja Socialiste për Integrim ka promovuar në listat e saj për deputetë të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë një moral dhe cilësi Parlamenti­t të ardhshëm", - u shpreh kryetari i LSI, Vasili. Nga ana e tij, kreu i Misionit të Vëzhgimit, z. Peter Tejler ndau mendimin që zgjedhjet të jenë sa më paqësore dhe në respek- tim të ligjit zgjedhor. Sipas z. Tejler, këto janë objektivat më të rëndësishm­e që këto zgjedhje duhet të realizojnë për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, z. Tejler shprehu gatishmëri­në për të mbajtur kontakte të vazhdueshm­e me Lëvizjen Socialiste për Integrim për problemati­kat që lidhen me procesin zgjedhor të 25 qer- shorit. Sakaq, z. Vasili konfirmoi gatishmëri­në për një bashkëpuni­m intensiv me OSBE/ ODIHR dhe me kreun e misionit, z. Peter Tejler.

FUSHATA

Ndërkohë, LSI vijoi fushatën edhe dje në të gjitha qytetet e fshatrat e vendit. Kreu i LSI- së në Durrës, Lefter Koka është ndalur në një takim me banorë të Sh- kallnurit, pjesë e njësisë administra­tive Rrashbull, Bashkia Durrës. Ministri Koka u ndal te problemati­kat që shqetësojn­ë banorët e këtyre zona, duke u shprehur: "Merrni fatet e familjeve tuaja në dorë, me votë vendosni të ardhmen e tuaj dhe votoni LSI, si e vetmja dritë jeshile që mund të shohë populli pas 25 qershorit. Kjo garë elektorale ka një entuziazëm dhe këtë e shohim te ju, te miqtë tanë që po na mbështesin sot për herë të parë. Jemi të vetëdijshë­m që bashkëqeve­risja ka prodhuar suksese, por edhe gjëra që kanë dëmtuar rëndë jetën e njerëzve apo edhe imazhin e vetes tonë. Trumbetimi ndryshe i së vërtetës, nuk përkon me filozofinë tonë, me filozofinë e LSI për transparen­cë. Ishkomuna e Rrashbulli­t ka një histori të hidhur si është administru­ar, qoftë nga ana e infrastruk­turës, qoftë në jetën tuaj direkt", tha Koka.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Dibër
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Dibër
 ??  ?? Kryetari i LSI- së, Petrit Vasili dje gjatë takimit kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR- it, Peter Tejler
Kryetari i LSI- së, Petrit Vasili dje gjatë takimit kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR- it, Peter Tejler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania