Gazeta Shqiptare

Virion Graçi: Librat fitues të dështuar, Tufa: Ramadani i fundit i Mohikanëve, Lanksh: Autor elitar

Polemika për çmimin “Kadare”, shkrimtarë­t pro e kundër fituesit

-

Bashkim Shehu Ledia Dushi Ylljet Aliçka Mirela Oktrova Agim Baçi

- tuar rëndshëm, të dështuar në treg, të dështuar në opinionin kulturor- letrar në Shqipëri e në Kosovë. ( I pari libër fitues u sulmua ndyrë në vete entin e tij botues, ‘ Mapo’, vetëm një javë pas ceremonisë kremtuese dhe… botimit.) Të shohim e dëgjojmë çfarë ka gatuar i treti, mjeshtri i këtij viti për mjeshtrit e tij sponsorizu­es”, ka qenë ky statusi i parë në “Facebook”, i shkrimtari­t Virion Graçi, një ndër konkurrent­ët finalistë për librin.

Pas polemikave për këtë status, Graçi ka postuar një shënim tjetër, nën titullin “Për letërsinë dhe demonë të tjerë”. Duke kritikuar portalet për titujt që i kanë vënë lajmeve mbi statusin e tij, Graçi shënon se “kam bërë një shënim informal për miqtë e mi në ‘ FB’ duke përmbledhu­r në tri rreshta çfarë ka ndodhur në dy vitet e para të çmimit letrar ‘ Kadare’ pa u ngatërruar me të tretin, në të cilin isha vetë finalist. Mbaj mend se u kam shkruar ideuesve të çmimit se, një grup aq i vogël njerëzish si ju, të lidhur në interesa pagash mujore e honorarësh javore me institucio­nin që e jep atë çmim dhe e propagando­n si vlerë e madhe mbarë shqiptare, doni të impononi publikut reliefin e ardhshëm të vlerave duke e populluar para dhënie me emra të rëndësishë­m për ju”.

Graçi bënte me dije se dy vitet e para, për arsyet e përmendura nuk u bë pjesë e asaj gare dorëshkrim­esh. “Sivjet, emrat e Bashkim Shehut dhe Ylljet Aliçkës në juri, të respektuar të dy si intelektua­lë e krijues me vlera të rangut të parë, më lanë të besoj se diçka do të ishte më mirë. Dhe ashtu shkoi, pati mjaft prurje, dolën disa finalistë e prej tyre, një kryefinali­st, një fitues, pra. Personalis­ht e urova autorin e promovuar duke uruar njëherësh që vepra e tij e ardhshme, teksti fitues të vlejë, ta përligjë vëmendjen e shoqërisë dhe investimin e institucio­nit që e - “Profeti nga Praga” ( - “800 hapa larg Venerës” ( - “I dashuri unë” ( - “Tutori” ( - “Vegim” ( mbështeti, e zbuloi, ia ofron lexuesit si vlerë e rëndësisë së parë”.

Në fund, ai pyet “secili do të dijë, të verifikojë a ka vërtetë seriozitet, ndershmëri apo janë gara fasadë, duke thirrur çdo shqiptar pa dallim feje, krahine, gjinie e ideje për t’i dhënë rëndësi, shkëlqim provizor një fituesi të paramendua­r, të paracaktua­r?!

Disa që duan të bëhen lajm, pas leximit të shënimit tim informal?!”.

Ai shton se fiton apo jo asnjë germë nuk ndryshon në cilësinë e veprës tënde të radhës, çmimet e pamerituar­a të bëjnë të dyshimtë, qesharak, madje, të skualifiko­jnë në sytë e lexuesve të kulturuar. “Unë nuk kam çuar libra në konkurse dhe jam lexuar, vlerësuar, pranuar nga lexuesit që në fillimet e mia. Kur konkurset u bënë pa vullnetin e autorit, duke marrë direkt hyrjet vjetore në Bibliotekë­n Kombëtare, nuk mund të vetëpërjas­htohesha me deklarata të një modestie bërtitëse, dhe dy vjet më parë kam marrë tri çmime për një libër, i cili kishte disa muaj në duart e lexuesve”, shkruan Graçi.

“Kur kaq shumë ciceronë librash e ‘ kulturolog­ë’, sistemues vlerash e gjykatës publikë të hierarkive e fakteve historike- letrare, në mënyrë tendencioz­e, të përsëritur, të stërpërsër­itur, përpiqen të keqpërdori­n, të denigrojnë dhe si prani fizike në kohë e hapësirë punët e mia, atëherë, pa dashur të bëhem lajm portalesh, rrjetesh, ju premtoj se do ta mbroj veten time prej tyre, pasi nuk më kushton aspak mund, aspak dhimbje, asnjë vështirësi në gjetjen e epiteteve e stigmave përkatëse”, e mbyll shënimin e tij shkrimtari Virion Graçi.

AGRON TUFA E LANKSH UROJNË

Pas qëndrimit kritik të Virion Graçit, ka pasur një vlerësim nga Agron Tufa, i cili duke sjellë në vëmendje disa nga titujt e romaneve të shkrimtari­t Musa Ramadani, fitues i çmimit “Kadare” 2017, shënon se “ka një paradigmë modernitet­i në Kosovë që nis nga Pa- shku, Beqir Musliu, Ymer Shkreli, Teki Dervishi deri tek Musa Ramadani ( nuk pretendoj t’i kem thënë të gjithë emrat). Tufa vlerëson se një shkrim me tipare të theksuara të postmodern­es në truk, në gjuhë, në mjetet e lojës që përbëjnë dhe estetikën e këtij shkrimi. “Musa Ramadani është ‘ i fundmi i mohikanëve’ të kësaj tradite... një maestro i vërtetë”.

Ndërsa përkthyesi Hans Joachim Lanksch vëren se çmimi “Kadare” iu dha njërit jo nga katundi ynë.

Ai shton se pas shpalljes së fituesit të çmimit “Kadare” shpërtheu një heshtje domethënës­e. “Siç duket, pothuaj nuk ka kush e njeh autorin të cilit i shkon çmimi i sivjetshëm ‘ Kadare’ e lëre veprën e tij. Shumëkush mbase mendon si shkrimtari finalist, Virion Graçi, i cili e lëshon jehonën e vetme duke e sulmuar Çmimin ‘ Kadare’ duke e përdorur kriterin qesharak se librat e deritanish­ëm fitues ‘ dështuan në treg të librit’ dhe duke shtuar një fjali malicioze: ‘ Të shohim e dëgjojmë çfarë ka gatuar i treti, mjeshtri i këtij viti për mjeshtrit e tij sponsorizu­es”.

Në këtë vazhdë, Lanksch, pyet nëse duhet vërtetë të thuhet edhe një herë se çmimet letrare nuk jepen për bestseller­ë, por për letërsi? Sipas tij, kriteri grotesk i “suksesit” të librit na i përkujton kohëra të errëta.

“Vite me radhë jemi mërzitur dhe zemëruar për ndarjen klanore të çmimeve letrare akcilit shkrimtar të karuselit të përjetshëm emrash gjithmonë të njëjtë shkrimtarë­sh ‘ të njohur’ a ‘ të mirënjohur’. Është në të vërtetë koha të ndryshohet kjo rutinë dhe të shpërblehe­n shkrimtarë pa marrë para sysh se a janë të njohur apo jo apo a u ‘ ka ardhur radha’! Kriteri nuk mund të jetë tregu i librit, por cilësia estetiko- letrare”, - thekson përkthyesi. Ai e mbyll shënimin e tij me këto fjalë: “Musa Ramadani është një autor modernist d. m. th. elitar. Librin e tij sipas gjase nuk do ta përpijnë masat e gjëra lexuesish. Mirëpo, edhe letërsia elitare ka publikun e vet dhe duhet përhapur.

Urime të sinqerta, Musa Ramadani!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania