Gazeta Shqiptare

Hallaçi thumbon Duron: Vjet më është ngrënë haku

Ish- trajneri i Kukësit e ka lënë në stol në pjesën më të madhe të sezonit të shkuar Kapiteni beson se do luajë edhe dy vite

-

Rraman Hallaçi, kapiteni i Kukësit, ka folur në "Supersport" gjatë festës së titullit të parë kampion në historinë e tyre. Hallaçi ka theksuar se rruga e verilindor­ëve drejt trofeve nuk ka mbaruar dhe se ky është vetëm fillimi. Më tej kapiteni kuksian nuk i fsheh emocionet për fitimin e titullit. "Ishte një cikël 5- vjeçar, që mendoj se nuk ka mbaruar akoma. Kemi sjellë tre trofe dhe mendoj se do vazhdojmë të sjellim trofe, pasi investimi është i sigurt nga ana e presidenti­t. Jam larguar 15 vjeç nga Kukësi dhe nuk e kisha menduar që ky klub do arrinte në këto nivele. Jam shumë i emocionuar që arrita ta marr titullin e parë me skuadrën e vendlindje­s".

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë u pyet edhe mbi luhatjet e tij sidomos në sezonin e kaluar, por sipas tij nuk ka pasur, madje ai deklaroi se edhe sezonin e shkuar, kur Klodian Duro drejtonte ekipin, ai është ulur padrejtësi­sht në stol. "Luhatje unë nuk kam pasur aspak, por edhe kur ndoshta jam ulur në stol, jam ulur padrejtësi­sht. Këtë e them me pastërti, sepse e kanë treguar ndeshjet këtë gjë. Gjithsesi i kam harruar të gjitha. Pikërisht pas këtyre problemeve unë e tregova që jam i zoti për të arritur atë që kisha premtuar, të marr trofe me Kukësin. Besoj se e kam bërë mirë. Unë kam qenë profesioni­st dhe do të jem gjithmonë. Pavarësish­t se e mbajti dikush tjetër shiritin e kapitenit, unë sërish dhashë maksimumin. Nuk ishte ideja që unë me patjetër të isha kapiten, thjesht nuk doja që të më hanin hakun. Këtë e kam treguar më së miri dhe jam tani kapiten. Të gjithë janë kapitenë, nuk ka asnjë problem për mua, por ishte shumë e rëndësishm­e për të treguar se nuk ishte vendi im për të qëndruar në stol, por vendi im është në forma- cion. Mendoj se kam bërë mirë dhe e kam treguar këtë gjë. E ardhmja? Kam ende për të dhënë, po e tregoj në fushë që kam gjendje të mirë fizike. Shumë e rëndësishm­e për mua ka qenë se nuk kam pasur asnjë dëmtim. Dua të jem në fushë pse jo edhe dy vite. Do bisedoj me drejtuesit dhe na duhet merkato. Do mbetem te futbolli, kam përfunduar kurset UEFA B dhe UEFA A për trajner. Kam biseduar me presidenti­n Gjici, e kam mikun tim dhe më ka thënë që ' deri në momentin që ti do thuash jo, do kesh mundësinë të luash', dhe gjej rastin ta falënderoj. Më pas më ka premtuar që do jem në stafin drejtues".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania