Gazeta Shqiptare

Largimi nga politika, Rama: Nuk do ngordh në timon

Kreu i qeverisë rrëfen bisedën me Trump, por tha se influencoh­et nga Barak Obama Thirrja: Timonin ma jepni që unë të bëj më shumë

-

Kryeminist­ri Edi Rama rrëfeu dje në studion e "Zonë e Lirë" të Arjan Çanit se politikani nga i cili është frymëzuar është ish- presidenti i SHBA- ve, Barak Obama. Ai rrëfeu për herë të parë episode nga biseda me Donald Trump, ndërsa bëri të qartë se ka menduar edhe ikjen nga politika.

Vdes për timonin, i trashe njerëzit me timonin?

Ngaqë s'i jap makinës vetë, nuk e kuptoj pse acarohen

( Çani i dhuron një timon). Do e marrësh, do e mbash? Patjetër, unë shyqyr e gjeta. Nuk i jep makinës vërtetë? Jo, nuk i jap. Të të fus pak duart, për të parë nëse ke antiplumb apo jo? Po mirë mo, hajde. E kam bërë me doktorin para ca vitesh. E kontrollon në trup) Nuk ka gjë. Ishte pa antiplumb, e konfirmoj vetë

Si ka mundësi, ti ishe në Ersekë, në Pogradec, tani me mua. Ku e gjen fuqinë ky njeri se sa u bëre 54 vjeç?

Unë besoj që nuk ka lidhje me çfarë ke arritur, por me çfarë do të arrish dhe është fuqia e gjësë që shikon dhe do ta arrish.

Erdhe tek unë, si i the Fugës, nuk shkoj tek ai plehrë?

Unë nuk e mendoja se do të vija dhe kam ardhur me urdhër nga lart, ka qenë ideja e tij dhe unë i thashë, përsëri me atë legen… I vendos Fuga se ku do shkoj. Nuk më jep shumë shpjegime. I beson verbërisht Endri Fugës? Unë u besoj njerëzve me të cilët punoj. Të pëlqen titulli që kemi vendosur "mjeshtri i kukullave"?

Fuqinë në këtë besoj që ma jep dhe e gjej te dëshira që besoj se do arrij. Të jeni të bindur që unë i dua njerëzit. Nuk i shikoj si kukulla në atë kuptim, por sigurisht nuk jam shumë i lehtë në marrëdhëni­e, sepse kërkoj shumë nga njerëzit. E filloj duke kërkuar shumë besim dhe vazhdoj të mbaj sytë mbyllur po qe se besimi më ka rënë. Është e lidhur me rezultatin. Sa u përket njerëzve që ti i referohesh që dalin më takojnë, ata janë arsyeja që më motivojnë emocionali­sht. Pra, je i lumtur? Lumturia është fjalë shumë e madhe. Unë kam pasur një jetë më përpara që ka qenë interesant­e. E kam shijuar shumë edhe atë. Dhe nuk erdha në këtë jetë se s'më pëlqente ajo. Nuk do rri të ngordh në timon. Është diçka që unë ka kohë që e përgatis, sepse mendoj që është shumë e rrezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë ik. Duhet të përgatisës­h momentin kur ti thua do iki. Kam pasur shumë momente me liderë të suksesshëm, më ka pëlqyer shumë njëri prej tyre, Joshka Fisher. Ai ma ka treguar procesin e përgatitje­s për t'u larguar. Duhet të projektosh jetën tjetër. Unë s'i kam vënë akoma datë, por jeta e tretë do të jetë po kaq e veçantë sa kjo e dyta dhe po aq interesant­e sa e para.

Në Qeparo? Jo, në Surrel.

INTERVISTA MODELI YT I PREFERUAR POLITIK

Kujt i afrohesh më shumë nga këta personazhe?

Obama më ka influencua­r më shumë, me ka impaktuar shumë emocionali­sht. Po për Trampin? Është në hallet e veta tani. Ndërkohë që është presidenti i SHBA- ve. Dëgjova se do e takojë Lul Basha para? S'e di kush do e takojë… Fole nga afër me të? Fola, e takova. Fola dy herë biles. Të njihte? U prezantuam. Na prezantoi sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s. Katundi mediatik Në momentin kur ti ke shumicën autonome, ke të gjithë përgjegjës­inë. Historia është kështu, qeverisja ka mjaltë ka edhe bërsi, mbetje. Kur vjen puna te mjalti, të gjithë duan pjesën; kur vjen puna te mbetjet, janë të forcës qeverisëse.

Nëse timonin e merr PS- ja, ne do të bëjmë një administar­ë që të gjithë të jenë të shërbyer dhe jo të shantazhua­r dhe të rrëmbyer.

nuk është aq i njohur anë e mbanë botës. Këta menduan se humba unë. U takuam, shumë mirë. Ç'a tha mo burrë? Folëm dy herë. Ishte takim ulur, apo në këmbë? Takim ulur nuk bëri asnjëherë ai. Folëm dy herë, një herë gjatë vizitës që bëmë në hollin e godinës së re të NATO- s. Herën e parë folëm për Shqipërinë, për rajonin. Pastaj, ajo që besoj unë është pjesa më e rëndësishm­e, që nuk është sekret, është fakti se Shqipëria është vend multifetar. I thash e di kush e ka bërë këtë? E kanë bërë arkitektët që kanë bërë "Trump power" në Çikago. "Oh vërtetë?", më tha ai. Si t'u duk ty mo vëlla? Si mundet presidenti i SHBAve të merret me këtë. Njësoj sikur të thotë kryeplaku i Vuçidollit se ça thotë për mua tek Çim Peka. Po Angela Merkel? Angela Merkel është grua e jashtëzako­nshme.

Kur erdhe në pushtet, ajo kishte dhe një lloj flirti politik ndaj teje. Por s'të dha gjë më. Po pse kush është Angela Merkel, Sudja? Është brenda pritshmëri­ve të mia. Unë e kam thënë, nëse BE- ja është në të njëjtën gjatësi vale me këtë grua do të ishte më mirë.

U thua njerëzve unë dua timonin në 25 qershor, sepse ne kemi bërë shumë gjëra, kemi shumë për të bërë, por më duhet për ato që duam të bëjmë?

Aktualisht unë jam kryeminist­ri dhe kam timonin, por nuk e kam vetëm. Është Ilir Meta? Nuk është Ilir Meta. Njëri, një dorë, tjetri thotë ndalu këtu se do zbres këtu. Tani ajo që them unë. Bashkudhët­arët janë histori tjetër. Timonin ma jepni që unë të bëj më shumë për ju, sepse nuk ka më histori jo mbaje këtu. Më jepni të gjithë përgjegjës­inë

që unë të mos bëj sikur s'dëgjoj, kur nuk i kam përgjegjës­itë vetë. Ne nuk bëjmë administra­të shtetërore nëse koalicione­t ngrihen jo mbi bazën e programeve, por mbi bazën e ndarjes së tepsisë. Ndarja e ministrive në një koalicion është programore dhe jo mbi bazë drejtorish. Pse s'e bën edhe ti si Angela Merkel? Duhet të kesh timonin pra. Ndryshimi midis vendeve si Gjermania dhe vendeve si Shqipëria është fiks ky. Ato kanë institucio­ne dhe administra­të, e kanë makinën dhe kur voton populli, voton thjesht shoferin, jo për rrotat e makinës. Po nuk pate timonin që tjetri të të mos të kondiciono­jë, se shkon me tjetrin se merr më shumë drejtori. Ndaj them, marrim timonin dhe pastaj themi do vish në koalicion. Në momentin kur ti ke shumicën autonome, ke gjithë përgjegjës­inë. Historia është kështu, qeverisja ka mjaltë ka edhe bërsi, mbetje. Kur vjen puna te mjalti, të gjithë duan pjesën, kur vjen puna te mbetjet, janë të forcës qeverisëse.

Nëse timonin e merr PS- ja, ne do të bëjmë një administra­të që të gjithë të jenë të shërbyer dhe jo të shantazhua­r dhe të rrëmbyer.

Kush të pengon të bësh "one stop shop"in ty? Është sistemi, nuk merrem me persona. Sikur të mos të ta japim? Pastaj do fillojë prapë historia. Unë dua këto drejtori, mi jep ti.

Do e bësh më të mirë me Bashën, apo me partitë e tjera?

Ne kemi vullnet historik, mund ta bëjmë këtë. Po e bëmë këtë, do ecim shumë shpejt drejt BE- së. Reforma në drejtësi është e rëndësishm­e. Shiko e mori timonin me vete... Unë kurrë, kur iki e kur vij nuk ua lë valixhet rojeve, sepse dua që kur të mos kem më roje, të mos më duket sikur kam rënë nga qielli.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në studion e "Zonë e Lirë"
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në studion e "Zonë e Lirë"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania