Gazeta Shqiptare

Meta: Kemi një elitë politike të vetëkënaqu­r, të zhytur në egoizëm

Kryetari i Kuvendit, thirrje të rinjve: Duhet të jeni modeli i kundërt i arrogancës Bostinaru: Mbështesim simotrat, në koalicion apo të ndara

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u bëri thirrje të rinjve të merren me politikë për të zgjidhur më shumë shqetësime të tyre. Meta ishte në konferencë­n "Promovimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor" të organizuar nga aleanca progresist­e e Socialistë­ve dhe Demokratëv­e ( S& P) në Parlamenti­n Evropian, ku mungoi kryeminist­ri Edi Rama, edhe ose i ftuar. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, eurodepute­tët Knut Fleckenste­in, Tanja Faion e Victor Bostinaru, deputetja e LSI- së, Kejdi Mehmetaj, etj. Zv. kryetari i grupit socialdemo­krat Boshtinaru vuri në dukje se konferenca ishte vendosur të organizohe­j kur zgjedhjet nuk ishin ende të sigurta. "Ne nuk duam të ndikojmë në zgjedhje, por sigurisht që shprehim mbështetje­n për partitë tona simotra, qofshin në koalicion apo duke konkurruar ndarazi në zgjedhjet parlamenta­re", tha ai. Në fjalën e mbajtur në konferencë, Kryetari i Kuvendit, u shpreh se të rinjtë që janë fuqia më e madhe e një kombi dhe se duhet të marrin më shumë përgjegjës­i për të ardhmen e vendit.

"Ajo që ne na duhet sot përsëri në Shqipëri është një angazhim akoma më i fortë i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, sidomos kur shohim fenomenet e largimit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit për arsye të ndryshme. Na duhet, sepse pavarësish­t arritjeve që ka Shqipëria, të rinjtë janë të paduruar dhe duan një ritëm ndryshimi më të shpejtë dhe në këtë drejtim është shumë e rëndësishm­e dhe shumë e domosdoshm­e që politika t'i përgjigjet këtij padurimi me një strategji të qartë dhe që e rrit besimin se Shqipëria do të krijojë këto mundësi, që të krijohen këto perspektiv­a, këto vende të reja pune dhe të mirë paguara që këta të rinjtë të punësohen këtu, të përballojn­ë kostot e jetesës që nuk janë të lehta dhe t'i krijojnë familjet e tyre këtu", - deklaroi Kryetari i Kuvendit. "Duhet të çojnë më shumë të rinj dhe të reja dhe më pak biznesmenë, sepse nëse çojmë më shumë të rinj dhe të reja në parlament do të diskutohet më shumë për problemet e arsimit, për problemet e Maturës Shtetërore, për problemet e formimit profesiona­l", tha më tej, Meta. Duke kujtuar se si ka hyrë ai në politikë dhe se si ka mbështetur për të futur në listat e kandidatëv­e Klajda Gjoshën e Kejdi Mehmetajn, Meta u shpreh: "Duam që në parlamenti­n e ardhshëm të mos diskutohet më për deputetë që kanë apo jo rekorde kriminale. Në parlamenti­n e ardhshëm nuk duam më që të diskutohet për deputetë që morën këto apo ato tenderë". "Ndaj unë mendoj që fuqizimi i organizata­ve rinore në vend është shumë i rëndësishë­m, sepse ne sot kemi një elitë politike të vetëkënaqu­r, një elitë politike të zhytur në egoizëm dhe individual­izëm", theksoi Meta.

"Të rinjtë njëkohësis­ht duhet të jenë modeli i kundërt i arrogancës dhe i

konfliktit, në mënyrë që të rrisin shpresën e vendit dhe të shoqërisë te vetë të rinjtë, që merren dhe angazhohen në politike, por në çdo fushë duke qenë shembulli i bashkëpuni­mit dhe i tolerancës,

duke qenë shembulli i përqendrim­it i çështjeve konkrete dhe në një vizion të qartë, i cili ndihmon vendin të zhvillohet në kapacitete­t e tij, jo nën kapacitet e tij", nënvizoi Meta.

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania