Gazeta Shqiptare

Gjoza: Rast i mbyllur që në 2013. Luan Rama: Karteli i drogës kontrollon Çakon

-

Policia

e Tiranës kallëzoi dje në Prokurori adminis tratorin e Njësisë Bashkiake numër 2, Elez Gjoza. Sipas njoftimit të policisë, përfaqësue­si i LSI- së ka regjistrua­r fiktivisht 70 persona me të njëjtin kod banimi me atë të banesës së tij. Ky veprim, sipas policisë, është bërë me qëllim ndikimin në zgjedhjet e 25 qershorit.

Edhe zv. kryeminist­rja Ledina Mandija kërkoi hetim për këtë rast. Ndërsa vetë, Gjoza sqaroi pretendime­t e tij, në një konferencë për shtyp nga selia e LSI- së, bashkë me nënkryetar­in e kësaj partie, Luan Rama. "Kjo është për mua, në mënyrë absolute, me tendencë politike. Ky problem është ezauruar në 2013 nga prokuroria. Në banesën time kanë ardhur të regjistrua­r me kontratë noteriale dhe të gjithë janë të larguar, jo 70 persona, mbase dhe më shumë. Të gjithë janë larguar nëpër shtëpitë e tyre me qira duke funksionua­r sipas ligjit të gjendjes civile", tha Gjoza, i cili akuzoi Saimir Tahirin për presion. Nga ana e tij, nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama akuzoi Policinë e Shtetit për manipulim. "Nëse u hoqën 10 apo 12 drejtorë që ishin pengu i trustit të drogës, karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit dhe po e përdor për të instrument­alizuar Policinë e Shtetit në rol politik për të goditur padrejtësi­sht kundërshta­rët politik", tha Luan Rama. Sipas tij, "zgjedhjet e 25 qershorit me apo pa dëshirën e Haki Çakos, apo të atyre që e komandojnë në mënyra okulte Haki Çakon, jashtë dijenisë dhe autoriteti­t të ministrit të Brendshëm, do t'i fitojë LSI, do t'i fitojnë qytetarët shqiptarë".

MONIKA KRYEMADHI

ZV. kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi njoftoi dje mitingun e madh të LSI- së më datë 15 qershor, në sheshin "Nënë Tereza". Në statusin e publikuar në "FB", ajo u shpreh: "Kemi besimin e të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikëson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania