Gazeta Shqiptare

Berisha: Meta majtist i palëkundur, Rama një shtetar pa integritet

“Dorëheqja e Bashës? Standardi im nuk është i domosdoshë­m për të gjithë” "Kundërshti­të, Basha ka të drejtë të zgjedhë ekipin fitues"

- Lutfi Dervishi

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha distancohe­t nga hartimi i listave të PD- së, të cilat u shoqëruan me kritika, ndërkohë që sipas tij, standardi i tij i dorëheqjes nuk mund të jetë i domosdoshë­m për të gjithë, nëse kryetari humbet zgjedhjet. Sa u përket kundërshta­rëve specifikë të z. Basha, ish- kryeminist­ri në emisionin "Përballë" thotë se është e drejtë e kryetarit të PD- së që të zgjedhë ekipin e tij fitues. Z. Berisha flet edhe për marrëveshj­en Rama- Basha, qeverinë teknike, zgjedhjen e presidenti­t të ri dhe si e sheh nesër PD- në fituese të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Z. Berisha, ndodhemi në mesin e fushatës elektorale dhe janë zgjedhjet e 9- ta parlamenta­re që nga viri ' 91. Z. Berisha është i shtati në listën e qarkut të Tiranës. Si ndiheni me këtë numër dhe me këtë vend? Shumë komod, absolutish­t. Komod se është vend i sigurt? Jo, në qoftë se numri mund të pretendohe­j se mund të ishte më parë, unë them se mund të ishte edhe më mbrapa. Domethënë, unë kam një problem në këto zgjedhje. Problemi im është një status që kam, të cilit edhe po të dua t'i iki, nuk i iki dot. Në ç'kuptim status? Si ish- kryetari i PD- së, si ish- kryeminist­ër, si ' ish' e ' ish' me radhë...

Domethënë, po e frenoni veten për të mos qenë aktiv në fushatë?

Pa diskutim. Normale dhe s'mund të jem një zë vokal në fushatë, sepse fushata ka një zë dhe ai është i liderit të partisë. Përpiqem me mënyrat e mia nga mëngjesi deri në darkë të ndihmoj PD- në. Kjo është.

Cili është mendimi juaj për listat e PDsë, të cilat patën shumë kritikë?

Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD- së jam unë. E them këtë me sinqeritet­in më të madh. Pse? Përsëri statusi im është i tillë. Çdolloj qëndrimi publik, mua më krijon përshtypje­n se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmo­në, i njeriut të larguar pa rikthim. Dhe në këtë mes, kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Dhe çfarë mund të them për këtë?! Lista, çdo njeri po të bënte një listë... nuk ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsu­eshme të ketë listën e tij. Mënyra...

Që me këtë listë të fitojë dhe të bëhet kryeminist­ër... Po, që të fitojë dhe të bëhet kryeminist­ër... Po nëse nuk bëhet dot kryeminist­ër, çfarë bën kryetari?

Nëse nuk bëhet dot kryeminist­ër, Lulzim Basha ka përcaktuar se nëse nuk fiton zgjedhjet, do të bëjë zgjedhjet për kryetarin e PD- së në korrik. Këtu kemi dy qëndrime... Edi Rama thotë...

Ta lëmë Edi Ramën një sekondë se kam një pyetje.

Jo, s'ka diskutim, se thotë që po nuk fitova zgjedhjet...

Në 2013- ën ju keni vendosur një standard si kryetar i PD- së...

Nuk është i domosdoshë­m ai standard për të gjithë. Ta themi atë që është. Nuk ka diskutim që shkon në një përgjegjës­i më të madhe. Kushdo që më pyet mua "po si ndodhi që i more të gjitha përgjegjës­itë mbi vete?", shumë thjesht i them, se kryetari ata që i kishte përreth i kishte pëlqyer vetë, në një mënyrë ose në një tjetër i kishte përzgjedhu­r vetë dhe asnjeri nuk ia kishte vendosur atij në ato pozicione. Nuk është se ata nuk kishin secili nga pak përgjegjës­i, por kryetari e kishte përgjegjës­inë dhe kryetari mban përgjegjës­inë kryesore. Lulzim Basha ka deklaruar se do të bëhen çdo dy vjet zgjedhjet e kryetarit të PD- së, pas çdo zgjedhje lokale dhe pas çdo zgjedhjeje të përgjithsh­me.

Po, por në momentin që shuhen të gjithë zërat kritikë, zgjedhjet brenda partisë kthehen në një formalitet.

Jo, nuk shuhen. Zërat kritikë nuk shuhen kurrë në asnjë parti, as në PD. Por kjo është një periudhë dhe unë e shfrytëzoj­ë këtë rast t'i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari të bëjnë gjithçka në këtë prag fitoreje të sigurt të opozitës shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk e ka pasur populli i opozitës më afër, më të prekshme, më të mundshme fitoren, se sa në këto zgjedhje. Imagjino kë kanë kundërshta­r. Kanë kundërshta­r një njeri i cili pasi mashtroi, pasi shpalli platformë me 42 premtime dhe ka zbatuar vetëm një prej tyre, heqjen e TVSH- së për ilaçet, paçka se çmimi i ilaçeve është rritur me 30% në krahasim me 3 vjet më parë...

A keni ju një koment për kritikat e kritikëve të bujshëm të listës, ku spikasin Imami dhe Topalli?

Unë nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjë njeriu. Duhet të dish një gjë. Ata me të cilët unë mbylla kapitullin tim më 20 korrik të vitit 2013. Ata janë ish- bashkëpunë­torët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa të dëshirojnë të ruajnë ato raporte. Natyrisht, kryetari i ri i PD- së ka absolutish­t të drejtë të zgjedhë ekipin e tij pa asnjë lloj hezitimi në këtë aspekt, sepse thotë se unë me këtë ekip do të fitoj, me këtë ekip do të qeveris...

Kaq e vështirë për një parti që pretendon pushtetin të respektont­e kuotën gjinore në listat për deputet?

Unë në atë ekspoze që kam dëgjuar, PD vërtet ka marrë një gjobë, kurse numri nuk është i pavlerë. Janë 29 vajza dhe gra nga më cilësoret në listat e PD- së. Sidoqoftë, jam absolutish­t i mendimit se roli i grave dhe "Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD- së jam unë. Çdolloj qëndrimi publik, mua më krijon përshtypje­n se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmo­në, i njeriut të larguar pa rikthim. S'ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsu­eshme të ketë listën e tij", tha Berisha.

vajzave duhet të vijë në rritje. Nuk mendoj se Edi Rama është në shpirt njeri i emancipuar. I kujtoj vetëm atë që ka bërë me deputetët e listës së Lezhës. Respekti më i madh që mund t'u bësh grave sot është të gjesh punë për to, të gjesh punë për fëmijët e tyre, t'u japësh mundësi të shkollohen fëmijët e tyre, çka po zotohet më shumë se kushdo tjetër Lulzim Basha me anulimin e ligjit të arsimit, ligj i cili në thelb goditi të varfrit e këtij vendi, mbylli dyert për ta. Sot një prind duhet të paguajë për një fëmijë, aq sa ç'paguante katër vite më parë për 3 fëmijë, edhe do të shkojë më lart.

Kë ka përballë në këto zgjedhje Partia Demokratik­e?

PD përballë ka ish- mazhorancë­n apo atë që quhej aleancë e qelbësirav­e.

Vetëm se sulmi deri më tani, artileria është drejtuar vetëm nga LSI- ja.

Pa diskutim që kundërshta­r kryesor dhe në mënyrë të vendosur ka Edi Ramën dhe pas tij Ilir Metën në proporcion me aksionet që ata kanë... Petrit Vasilin doni të thoni?! Petrit Vasilin, më fal... S'ka diskutim që Edi Rama është kundërshta­ri kryesor, që çdo ditë e më shumë më del më i dobësuar. Nuk kam parë kurrë në jetën time një fushatë si kjo e këtij viti. Katër vite më parë Edi Rama kaloi shesh më shesh duke bërë një seri premtimesh, premtime shumë të mëdha dhe të vështira, por të realizuesh­me. Nëse do të ishte serioz Edi Rama, në mënyrë absolute vendoste sistemin e shëndetësi­së falas. 2- 3 vende e kanë në botë atë dhe ato përpiqen ta heqin, por, ky e premtoi.

Marrëveshj­en politike mes Ramës dhe Bashës, ju e paralajmër­uat 3 javë më herët, më 26 prill dhe e vlerësuat "win- win". A ka kjo marrëveshj­e edhe pjesë të pashkru- ara?

Të besosh një "gentelman agreement" me Edi Ramën është si t'i besosh rrethit katror. Ai me shkrim… Z. Rama ofroi më shumë se McAllister... Ofroi se e pa greminën. Ai pësoi një goditje politike, që nuk e ka pësuar ndonjë kryeminist­ër në historinë e vendit në prag të zgjedhjeve. Dhe opozita e fitoi betejën, në kuptimin që çështjet që ajo ngriti u konsiderua­n çështje të rëndësishm­e, por nga ana tjetër ai në fund të fundit shpëtoi veten, sepse ai po ecte... Pse? çfarë mund t'i ndodhte? Së pari, mund të shkonte vetëm në zgjedhje dhe hynte në histori si autor i zgjedhjeve moniste. Së dyti, as unë, as ti dhe askush tjetër nuk mund të parashikoj­ë se çfarë do të ndodhte këtu në datën 19 qershor po të shkohej në zgjedhje në atë mënyrë. Cila do të ishte temperatur­a e zemërimit të qytetarëve? Dhe pastaj si do të ishte polarizimi ekstrem i shoqërisë? Pra, faktikisht ai hapte një shteg, më të rrezikshmi­n. Këto skema janë të njohura se ku të çojnë. Në këtë mes ai pa në fund të fundit sensin që të tërhiqej nga një udhëtim politikish­t fatal për të.

Nga shpjegimi që ai ka bërë duket sikur arriti në marrëveshj­e për shkak të qëndrimit në bllok të të gjitha partive pro paketës "McAllister" dhe tha do të shkojë në këtë takim dhe do të bëjë një marrëveshj­e me Lulzim Bashën...

Mundet. Pse e mori kthesën menjëherë? Sepse në Elbasan foli gjithë ato... Unë thashë: Çfarë ndodhi? Kaloi ylberin nga tuneli? Atë nuk e dimë. Mund t'i ketë thënë kush, mund të jetë kërcënuar, shiko se opozita plotësoi kushtet, po nuk i plotësove, ja ku është kartoni i kuq dhe nuk ecet kollaj vetëm, mundet të jenë ato që thotë ai... nuk kanë rëndësi këto. Rëndësi ka që ai arriti të marrë vendimin, të marrë kthesën 180 gradë. Lëshoi në të gjitha aspektet. Nuk shkuan zgjedhjet në korrik, gjë për të cilën unë personalis­ht po të isha pyetur, nuk do të kisha qenë për zgjedhjet në korrik. Fushatat elektorale mund të jenë 3- javëshe, mund të jenë më të gjata apo më të shkurtra...

Ju keni thënë që partitë e vogla përfaqësoj­në afro 30% të votave të elektorati­t. Cili është sistemi që bën drejtësi ndaj tyre, por edhe garanton stabilitet qeverisës?

Nuk ka vuajtur Shqipëria nga mungesa e stabilitet­it qeverisës. Po marrim mandatet. Fatos Nano i sosi dy mandate duke dhënë dorëheqjen. I pati të brendshme ato, jo nga opozita... Qeverisjen e parë nga opozita... Po dakord, qeverisjen e parë, po ato kurthet që i bënë Majko me Metën janë regjistrua­r në analet e historisë, nuk mund të hiqen nga analet. Por ka një gjë këtu. Në kongres e ke parasysh. Majko ishte kryeminist­ër, e rrëzoi... E rrëzoi Meta pastaj... Po, e rrëzoi Meta Majkon. Por, në fund të fundit në 2001- shin u dhunuan rëndë zgjedhjet, u bë një zgjidhje e pranueshme, një president konsensual. Kaluan dy mandate. Pra, nuk është ky problemi. Problemi më i paimagjinu­eshëm ndodhi mandatin e fundit. Nuk

 ??  ?? Mbledhje grupi e PD- së
Mbledhje grupi e PD- së
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania