Gazeta Shqiptare

Helmoi me ëmbëlsira 150 persona, procedohet pronari i pastiçeris­ë

Zv/ ministrja e Shëndetësi­së: Shkak i intoksikim­it të qytetarëve, bakteri Salmonela Policia: 39- vjeçari shiti ushqime jashtë standardev­e

-

hëna) "populluan" Spitalin Rajonal të Peshkopisë. Sipas mjekëve të këtij spitali, pacientët kanë shfaqur të njëjtat shenja klinike: të de- hidratuar, me diarre, dhimbje të forta barku, temperatur­ë të lartë, marrje mendsh dhe të vjella. Aktualisht në këtë spital ndodhen të shtruar 45 pacientë, ku 15 prej tyre janë fëmijë. Bluzat e bardha të Peshkopisë, por edhe burime nga policia deklaruan se pacientët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet në lidhje me këtë ngjarjeje i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së Dibrës. Ndërkohë, mësohet se shkak i helmimit masiv të jetë bakteri i Salmonelës. Zv/ ministrja e Shëndetësi­së, e gjetur pranë pa- cientëve pohoi për, "Ora News" se po punohet për të parë se nga është marrë ky mikrob, ndërsa siguroi se pacientët ndodhen në gjendje të mirë shëndetëso­re. Mira Rakacolli u shpreh në lidhje me këtë ngjarje se, "shkaku i këtij infeksioni është Salmonela. Sot ( dje) numri i të sëmurëve është shumë më i ulët se ditët e tjera. Sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se shumica e pacientëve kanë rezultuar se kanë qenë pjesëtarë të së njëjtës familje që kanë konsumuar ëmbëlsira nga e njëjta pastiçeri. Lokali është kontrollua­r një javë më parë dhe ka qenë sipas të gjitha parametrav­e. Edhe analiza e mostrave të ujit të pijshëm dhe depozitës kanë dalë të pakontamin­uara". Gjithsesi, priten rezultatet e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë për të gjetur nga e kanë marrë bakterin e Salmonelës pacientët që janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë.

 ??  ?? Pacientët e shtruar në spital
Pacientët e shtruar në spital
 ??  ?? Spitali Rajonal i Peshkopisë
Spitali Rajonal i Peshkopisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania