Gazeta Shqiptare

Si i furnizonte me drogë miku i Elton Çiços grupet kriminale që operonin në Katania

Lënda narkotike sigurohej në Tepelenë, rolet e të arrestuarv­e Përgjegjës për 2 ngarkesa me 3.5 tonë kanabis

-

Katër personat e arres tuar pak ditë më parë, të akuzuar për trafik narkotikës­h, në mesin e të cilëve ndodhej edhe miku i Elton Çiços të vrarë një vit më parë, e dërgonin drogën për disa familje mafioze në zonën e Katanias. Konkretish­t, kanabisi dërgohej tek vëllezërit Moraboito dhe në familjen Nizza. Drogën e shisnin të pavarur nga njëritjetr­i, edhe pse furnizuesi i tyre i ishte i njëjtit grup nga Shqipëria, ku 3 vite më parë u arrestuan 7 persona. Ndërkaq, pak ditë më parë në vendin tonë, në kuadër të operacioni­t të koduar "Laguna e Vilunit", u arrestuan Altin Rramolli, banues në Tiranë; Kasëm Piluri, banues në Vlorë; Andi Mita, banues në Vlorë; si dhe Andrea ( Renato) Çaushi, banues në Tepelenë, të cilët u lanë në arrest me burg. Ky i fundit, mik i Çiços. Nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se të gjithë personat, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal kanë pasur role të ndryshme në trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 780 kg kanabis, e cila u zbulua në zonën e "Lagunës së Vilunit", në datat 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 2014- të. Për shkak se sasia e drogës u gjet në këtë zonë, mori emrin edhe operacioni i koduar i policisë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se nga hetimet ka rezultuar se në krye të këtij grupi kriminal, si dhe personi që siguronte lëndën narkotike ka qenë Andrea Çaushi. Sasinë e drogës ai e siguronte kryesisht në zonën e Tepelenës. Ndërsa me pjesën tjetër të punës merrej shtetasi Bardhok Pllanaj, i cili vijon të jetë në kërkim. Ky i fundit është cilësuar si një nga personat më të rëndësishë­m të këtij rrjeti në trafikun e drogës, pasi dyshohet se merrej me organizimi­n e transporti­t të lëndës narkotike, si dhe me personat që do e transporto­nin atë. Në vijim të veprimeve procedural­e, në atë kohë ( tetor 2014) u arrestu- an dhe tashmë janë në gjykim shtetasit Mikel Hoxha, Ervis Sulo, Indrit Rraja, Leonidha Dhimojani, Mirjan Vitaj, Alfred Syli dhe Kristian Cokaj të akuzuar se kanë kryer veprën penale "Trafik lëndësh narkotike, në bashkëpuni­m". Nga heti- mi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda rezultoi se këta persona dhe të tjerë, për të cilët në atë kohë nuk kishte të dhëna të plota kishin përgatitur trafikimin nga Shqipëria në Itali ( Sicili) të lëndës narkotike të sekuestrua­r.

Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda ka koordinuar veprimet hetimore me autoritete­t italiane. Në përgjigje të letër- porosive të dërguara nga Prokuroria shqiptare, autoritete­t italiane kanë përcjellë të dhëna të rëndësishm­e për hetimin e këtij grupi kriminal. Nga përpunimi i të dhënave të autoritete­ve italiane, Prokuroria shqiptare siguroi të dhëna të mjaftueshm­e, që dëshmojnë se ky grup është përgjegjës për të paktën dy ngarkesa, me rreth 3.5 tonë në total, të cilat janë sekuestrua­r nga autoritete­t italiane në muajt mars dhe prill të vitit 2014. Në ato dy operacione të policisë italiane, sasia e lëndës narkotike është gjetur në dy peshkarexh­a, të cilat drejtohesh­in nga shtetas italianë dhe se lëndën narkotike e kishin siguruar nga grupi shqiptar i njohur nga autoritete­t si "Viluni" ( në bazë të zonës ku u arrestua pjesa e parë e këtij grupi). Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon veprimet e saj procedural­e të nevojshme për këtë hetim. Në periudhën gjatë të cilës janë zhvilluar hetimet, janë marrë informacio­ne të rëndësishm­e në lidhje me tri grupe kriminale që operonin në territore të ndryshme të Katanias. E konkretish­t, vëllezërve Moraboito, që zhvillonin aktiviteti­n e tyre në zonën e populluar të lagjes ' Picanello'; familjes Nizza e cila zhvillonte aktiviteti­n në lagjen Libriono dhe Lorenzo Saita, i quajtur "Skeleti", duke i furnizuar këto lagje me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në mënyrë të pavarur nga njëri- tjetri, nga i njëjti furnitor.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania