Gazeta Shqiptare

Politeknik­u, studentëve: Ja kur do të bëni njohjen e anglishtes

Testi zgjat 2 orë, është kusht për ata që ndjekin studimet master e doktoratur­ë "Fillimisht duhet të regjistroh­eni online"

-

Testi ndërkombët­ar i gjuhës angleze TOE IC L& R për studentët e Universite­tit Politeknik të Tiranës do të zhvillohet në datën 24 qershor. Të interesuar­it duhet të bëjnë aplikimin online në adresën http:// registrati­on. staedu. com, ndërkohë që sipas marrëveshj­es së bashkëpuni­mit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ai do të zhvillohet në godinën Liria, në Qytetin Studenti. Sa i takon testit, ai do të jetë me alternativ­a dhe do të zgjasë 2 orë. Në vitin 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit përcaktoi nivelet dhe testet ndërkombët­are të 5 gjuhëve të huaja, ndërkohë që kandidatët, të cilët aplikojnë për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në institucio­net e arsimit të lartë, janë të detyruar të kenë nivel të njohjes së njërës prej këtyre gjuhëve. Për pranimin në programet e studimit të ciklit të dytë kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1. Ndërkohë që, për pranimin në programin e studimeve të ciklit të tretë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, të nivelit C1. Ndërkaq, MAS ka publikuar testet, të cilat njihen prej saj, që i gjeni në tabelën bashkëngji­tur shkrimit. Disa muaj më parë, kjo ministri rishikoi edhe kriteret e vlefshmëri­së së certifikat­ës. Sipas këtyre ndryshimev­e, "kandidati që aplikon për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­nin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë certifikim­e dhe rezultate të testimeve ndërkombët­are për nivelet e njohjes së gjuhëve, brenda afateve të vlefshmëri­së së certifikat­ave të lëshuara". Kjo do të thotë se ata persona, që synojnë të vazhdojnë këto studime, por iu ka "skaduar" vlefshmëri­a e certifikat­ës, që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, do të duhet të rifuten në provim, në mënyrë që të rimarrin dokumentin e vlefshëm. Ndërkohë që, sipas udhëzimit të mëparshëm këto certifikat­a kishin një vlefshmëri deri në 2 vjet pas lëshimit të tyre. Më konkretish­t në këtë udhëzim thuhej: "Kandidati që aplikon për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­nin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë certifikim­e dhe rezultate të testimeve ndërkombët­are për nivelet e njohjes së gjuhëve, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania