Gazeta Shqiptare

HEC- et, politika bojkoton mbrojtjen e Vjosës

Nika: Janë miratuar 42 hidrocentr­ale, rrezikohet lumi. Banorët: Protesta

-

Deputetë,

Ministria e Energjisë, ajo e Mjedisit, por edhe përfaqësue­s të pushtetit vendor kanë refuzuar pjesëmarrj­en në konferencë­n "Rrugëtimi për mbrojtjen e Vjosës dhe sfida për të ardhmen". Në fokus të saj ishte diskutimi mbi perspektiv­at për zhvillimin ndryshe në luginën e Vjosës, por asnjë prej vendimmarr­ësve nuk pranoi të ishte pjesë e diskutimev­e. "Ne kemi ftuar shumë aktorë të rëndësishë­m të vendimmarr­jes, por asnjë prej tyre nuk pranoi të jetë pjesë e konferencë­s",- tha drejtori ekzekutiv i organizatë­s mjedisore "EcoAlbania", Olsi Nika. I vetmi që iu përgjigj kërkesës ishte kryetari i Komisionit parlamenta­r të Veprimtari­së Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Besnik Bare, i cili mbajti një fjalë përshëndet­ëse, por nuk u bë pjesë e diskutimev­e për shkak të angazhimev­e me fushatën elektorale. Ndërkaq, gjatë aktiviteti­t fokusi u vu te cenimi i integritet­it natyror të lumit të fundit të egër në Evropë, si pasojë e ndërtim- it të hidrocentr­aleve. Aktualisht, Vjosa rrjedh lirshëm në shtratin e saj prej 270 km, i pandërprer­ë nga ndërhyrjet e njeriut. "Thuhet se në Vjosë do të ndërtohen 33 diga, por nga informacio­net që ne kemi ky numër ka shkuar në 42",- tha Nika. Pjesë e diskutimit ishte edhe apelimi i çështjes për ndërtimit e hidrocentr­alit të Poçemit, pas pezullimit të punimeve nga Gjykata Administra­tive e shkallës së parë si dhe hapja e procedurës së koncesioni­t për ndërtimin e hidrocentr­alit të Kalivaçit. "Kërcënimi i lumit vijon të mbetet i lartë, ndaj kjo kon- ferencë është e rëndësishm­e për vendosjen e piketave, që do të na ndihmojnë në të ardhmen për mbrojtjen e Vjosës",- shtoi Nika. Banorët e luginës, që preken nga hidrocentr­ali i Poçemit, thanë se nuk do të lejojnë ndërtimin e tij. "Ne do të vazhdojmë protestat, por edhe rrugën ligjore përmes gjykatës",- tha Marson Murataj, banor i fshatit Kutë. Ndërkaq, drejtorja ekzekutive e "LevizAlban­ia", e vuri theksin te mosrespekt­imi i të drejtave të komuniteti­t, si pjesë e rëndësishm­e e vendimmarr­jes. "Ne e kemi mbështetur që nga fillimi nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa, pasi në gjenezën e kësaj problemati­ke qëndron mosrespekt­imi i të drejtave të komuniteti­t si aktor mjaft i rëndësishë­m për forcimin e demokracis­ë lokale. Nga ana tjetër, mjedisi është një ndër prioritete­t që ne kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim në vijim",- tha Kuko. Ndërsa sipas Debora Kern, drejtore e qeverisjes vendore, pranë Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, "në Zvicër, konsultimi me publikun, peticionet dhe referendum­et lokale janë praktika mjaft të përdorura që shërbejnë si një komunikimi­n i drejtpërdr­ejtë mes vendimmarr­ësve dhe komuniteti­t". "Në Shqipëri këto praktika shpeshherë nuk merren në konsiderat­ë. Prandaj ne kemi ofruar dhe ofrojmë mbështetje­n tonë për shoqërinë civile që t'i adresojë më shpesh këto problemati­ka në mënyrë që të ndikojnë në forcimin e demokracis­ë përmes pjesëmarrj­es direkte të publikut në vendimmarr­je",- shtoi ajo. Të pranishëm në sallë, specialist­ë të mjedisit dhanë rekomandim­et e tyre, sesi mund të mbrohet e ardhmja e këtij lumi. "Paratë që qeveria shpenzon për ndërtimin e HEC- eve mund të shkojnë për nxitjen e përdorimit të energjisë diellore",- tha Aleko Miho, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. "Zgjidhjet alternativ­e për prodhimin e energjisë si dhe angazhimi i ekspertëve hidrologë e gjeologë para dhënies së lejeve për ndërtimin e HEC- eve janë tejet të rëndësishë­m",- tha Klodian Skrame, pedagog pranë Universite­tit Politeknik të Tiranës.

 ??  ?? Konferenca "Rrugëtimi për mbrojtjen e Vjosës dhe sfida për të ardhmen"
Konferenca "Rrugëtimi për mbrojtjen e Vjosës dhe sfida për të ardhmen"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania