Gazeta Shqiptare

ISIS kërcënon Tiranën: Do t'ju shfarosim me shpatë dhe thika

Gazeta boshnjake e Shtetit Islamik: Lufta e viteve 1990 ishte fillimi i fundit Kryeqytete­t e Ballkanit në shënjestër të terrorit

-

Shteti Islamik është bet uar të presë kokat e "të pafeve" kudo në Ballkan, si dhe të vrasë "tradhtarët" shqiptarë, serbë dhe kroatë, ndërsa kërcënimi i ri u publikua në versionin boshnjak të revistës së xhihadistë­ve. "Jo, i betohemi Allahut, se nuk e kemi harruar Ballkanin", paralajmër­oi versioni boshnjak i revistës së ISIS, Rumiyah, teksa organizata terroriste kërcënoi rishtas rajonin. Në një artikull të titulluar "Ballkani - Gjak për Armiqtë dhe Mjaltë për Miqtë", grupi terrorist bën kërcënime të drejtpërdr­ejta për serbët dhe kroatët në lidhje me rolet e tyre në luftërat e Ballkanit, si dhe për tradhtarët myslimanë ndaj besimit islamik. "Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qytete të tjera, duke prerë kokën dhe duke derdhur gjakun e të pafeve", paralajmër­oi artikulli, sipas "Birn". Xhihadistë­t paralajmër­ojnë se nuk e kanë harruar që serbët dhe kroatët luftuan kundër myslimanëv­e boshnjakë në luftën e viteve 1992- 95. "Mendoni se gjithçka që ndodhi mbaroi kur u kthyet në shtëpi me duart e njollosura me gjakun e myslimanëv­e?" - pyeti grupi terrorist përpara se të paralajmër­onte se lufta e viteve 1990 ishte fillimi i fundit. Artikulli vazhdon duke thënë se të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnjë, në rajonin e Sanxhakut në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoni do të "shfarosen" me "shpatë dhe thika", nëse nuk i kthehen islamit. "Gjaku juaj është më i vlefshëm dhe më i ëmbël për ne sesa ai i serbëve dhe kroatëve," thotë artikulli. Autorët e artikullit, gjithashtu, i referohen sulmeve të ISIS në Britani, Francë, Gjermani dhe SHBA; vende që sipas tij janë më të forta se Ballkani, por gjithsesi të pambrojtur­a. Autorët thanë se ISIS i ka kthyer këto vende nga fuqi njës. Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një nga eksportues­it kryesorë në rajon të xhihadistë­ve në Lindjen e Mesme. "Shumë shpejt, ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup e qytete të tjera, duke derdhur gjakun e tradhtarëv­e. Mos mendoni se jeni të sigurt. Të gjithë tradhtarët e fesë islame në Bosnje, në rajonin serb të Sanxhakut, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të asgjësohen me shpata e kama, nëse nuk i kthehen Islamit"...

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania