Gazeta Shqiptare

GJENIU I TRISHTË PRENKË JAKOVA

-

ishte në të njëzetat. "Ka qenë humbje e madhe jo vetëm për ne që e kemi njoh e jemi rritur me të. Kur u dha shfaqja e operës ne e dinim përmendësh. E dëgjonim çdo natë edhe në 4 të mëngjesit. Për ne ishte kënaqësi", kujton ajo. Flet për probleme të Prenkës, di se kishte dhe intriga, por jo për të gjitha flitej hapur në atë kohë. Dyshon, se vetëvrasja nuk qe e tillë, se u shty nga dikush. Prenka nuk mund ta bënte. "Kam dyshimet e mia për aktin ekstrem. Ne me familjen e tij kemi pasur miqësi qindravjeç­are. Ai, as për besimin e krishterë, as për kulturën e as për edukatën që kishte, nuk do vriste veten. Nuk ia pranojmë si gjest. Ka qenë në gjendje të rëndë psikologji­ke, por e kanë shtyrë. A e bëri vetë, apo e hodhën? Nuk dihet. Ai iku atë ditë te Shtëpia e Kulturës dhe nuk erdhi më në shtëpi i gjallë". Në Shkodër, është folur shumë për vdekjen e tij, e tani, Ana Shkreli thotë se ka ardhur koha të dalë e vërteta. "Ajo nuk doli kurrë".

Nipi i tij fotograf, Nikolin Jakova kujton se "axha ishte ndonjëherë aq i ngarkuar sa kaloja në rrugë e nuk me shihte. Punonte më orë të tëra dhe harronte kafen që i çonte gjyshja". Ende përlotet nga kujtimet e tij. mban mend mirazhin e tij në shtëpinë njëkatëshe, e mandej dhomën që e la mbyllur përgjithnj­ë. "Kur donte të pushonte, dilte në kopsht e merrej me domatet e specat", thotë nipi.

Dhimbja e pushton kur e pyet për vetëvrasje­n. "Ka pasur gjithnjë dyshime". E pyes nëse ndonjëherë janë bërë hetime dhe rrudh buzët. "Ishte kohë e vështirë. Nuk na u tha gjë edhe, nëse u bë hetim". E mbajtën zinë në shtëpinë e 1800- ës, ku kish lindur patrioti Kolë Jakova dhe katër djemtë e tij. Nipi, përmend kujtimet e Eno Koços i cili tha se e kritikuan për Operën "Skënderbeu". I thanë që ka dalë e gjatë. Jo pa ironi, kritikuesi­t patën marrë përgjigje se kompozitor­ët e mëdhenj kanë shkruar opera 4 orë për "femrat e përgjithsh­me" e si të mos shkruhej një e gjatë për heroin kombëtar, por Prenka qe ndjerë i fyer. E mpakën, e trembën, e lodhën derisa gjeniu i muzikës, që kish jetuar si njeri i madh, zgjodhi të vdiste si i tillë. Pulla postare e emetuar për nder të Prenkës, e shfaq të hequr, riosh si shpirti që banoi në ëndrrat e tij.

Djali i një argjendari, imori mësimet e para në mzuikë nga At Martin Gjoka, mandje mori mësime në violin e kitarë. Në kohën e luftës dha mësim në Bërdicë e mandej në Orosh të Mirditës e po gjatë luftës u shkollua për pak muaj në Romë. Erdhi për të drejtuar orkestrën e Shkodrës, për të vënë në skenë melodramën "Juda Makabe", për të kompozuar "Kangën e bariut", për muzikë për kishën e muzikë instrument­ale, për muzikë për drama, filma, melodrama, e opera, për harmonizim­e këngësh popullore për kor e orkestër, për këngë, romanca e pjesë korale- nxitoi, vrapo, krijoi dhe aq shpejt sa jetoi e punoi, po aq, si të kish ditur se koha po i mbaronte, vdiq. "O kob, o kob i zi", si vargjet e "Mrikës", për të cilën miqtë e përqeshën "opera pa mëndafsh e kadife" a "opera me veshje mirditore", "opera me brigadë e me vegla minatorësh".

 ??  ?? Në foto: Prenk Jakova, kur punonte për operan “Mrika”
Në foto: Prenk Jakova, kur punonte për operan “Mrika”
 ??  ?? Në foto: Prenk Jakova, kur luante fizarmonik­ë
Në foto: Prenk Jakova, kur luante fizarmonik­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania