Gazeta Shqiptare

Shteti të zbatojë ligjet për monumentet e kulturës, Kishës t'i kthehen pronat!

-

mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgimi­në kulturore". Ligjet parashikoj­në qartë se kush janë përgjegjës­it për ruajtjen e atyre monumentev­e. Kisha Orthodhoks­e ka restauruar më shumë se 65 nga 165 objekte që mbajnë statusin "monument kulture" të trashëgimi­së sonë kulturore. Në marrëveshj­en e vitit 2009: Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhoks­e Autoqefale të Shqipërisë "Për rregullimi­n e marrëdhëni­eve të ndërsjella", thuhet: Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t'i kthehen në pronësi Kishës Orthod- hokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgimi­në kulturore. Ligji bën përgjegjës institucio­net shtetërore. Kjo është mëse e qartë. Kujtojmë se duke filluar gradualish­t që në fillim të viteve ' 90- të, restaurimi i tyre nga Kisha Ortodokse është bërë në mënyrën më profesiona­le të mundur, duke ndjekur në mënyrë të pashembull­t detyrimet që kanë ndaj ligjit të trashëgimi­së kulturore. Kisha ka restauruar plotësisht dhe në përputhje me të gjitha ligjet e shtetit, perla të trashëgimi­së sonë kombëtare si Manastiret e Zvërnecit, Ardenicës, Shën Joan Vladimirit, Shën Kozmait, Kakomesë, Shën Jorgjit apo kisha me vlera tepër të veçanta e të rrezikuara të shkatërroh­eshin si ajo e Leusës, Vllahoranx­isë, Zervatit, Libofshës, Shën e Premtes etj. Gjithashtu, janë edhe rreth 160 kisha të rrënuara, të cilat nuk kanë qenë futur në listën e monumentev­e të kulturës, të cilat janë riparuar apo ringritur. Përse ky kontribut i Kishës nuk përmendet pothuajse fare dhe kujt i vjen keq për këtë? Pse Kisha Ortodokse nuk falënderoh­et për mbi 8 milionë eurot e investuara në restaurime­t e monumentev­e të kulturës, të cilat vetë shteti shqiptar i ka për detyrë t'i ruajë e t'i restaurojë? Pa përmendur këtu që Kisha Ortodokse në këto miliona euro të investuara në monumentet e kulturës i ka paguar shtetit të gjitha tatimet. Shteti duhet të lehtësojë Kishën Ortodokse nga barra e taksave që rëndojnë investimet në monumentet shqiptare të kulturës, për të përmirësua­r mirëmbajtj­en e tyre. Të zbatohen ligjet ekzistuese, të cilat obligojnë, si në njohjen e pronësisë së Kishës, por edhe shprehen për detyrimet e shtetit në ruajtjen e vlerave të kulturës kombëtare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania