Gazeta Shqiptare

Basha, qytetarëve: Me timon, pa timon, asnjë s'flet për hallet tuaja

Kreu i PD- së: Politikanë­t do shkarkohen nga qytetarët nëse nuk mbajnë premtimet "Të rrëzojmë me votë republikën e vjetër"

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha ironizoi deklaratat e përsëritur­a nga rivalët e tij, Edi Rama dhe Ilir Meta, sa i takon ' makinës me një timon'. Nga Fieri, Basha u shpreh se ata flasin për timon dhe frena, por asnjëherë për hallet e qytetarëve. "Me timon, pa timon, më duhet në prehër, s'më duhet në prehër, timoni, marshi, asnjë s'flet për hallet tuaja", - tha Basha. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë me votë republikën e vjetër. "Sado i zoti të jesh, është e pamundur të çash nëse nuk e ke mirë me rrotën e pushtetit. Kjo nuk është demokracia e standardit europian, të cilin unë e kam njohur në Holandë dhe s'kam çarë përpara prej njohjeve, por prej përpjekjev­e. Kjo është si shumë histori suksesi shqiptarës­h jashtë vendit, por jo këtu, sepse këtu kush çan është miku i dikujt. Të shembim republikën e politikanë­ve që kontrolloj­në gjithçka", - u shpreh kreu i opozitës. "Nesër si kryeminist­ër do anuloj çdo projekt ogurzi që ndot ajrin e Fierit dhe të Shqipërisë", - premtoi ai, ndërsa tha se deputetët do zgjidhen drejtpërdr­ejt nga populli, pa filtra partiakë apo politikanë­sh. "Politikanë­t do shkarkohen nga qytetarët nëse nuk mbajnë premtimet sipas mundësive kushtetues­e dhe ligjore", - pohoi Basha.

Ndërkohë më herët, Basha bisedoi me banorë të Unazës së Re në Tiranë. Lulzim Basha u ka shpjeguar nga afër sot qytetarëve planin e tij ekonomik që do të çlirojë energji, do të rrisë konsumin, do të sjellë të ardhura në xhepin e shqiptarëv­e, do të krijojë vende pune e do nxisë prodhimin. Në zonën e Unazës së Re, Basha u takua me pronarë të biznesit të vogël, të cilët i siguroi se detyrimi i tyre do të jetë vetëm 1.5 për qind e xhiros vjetore, dhe një pullë në xham që tregon

shlyerjen e kësaj shume, do të mbajë larg tatimorët dhe abuzuesit që kanë lodhur e grabitur dyqanet e njësitë tregtare gjithë këto vite. Bizneseve Basha u tha se nuk do të shqetësohe­n më nga tatimorët. "Nuk do shohësh më inspektor me sy. Vetëm po erdhi jashtë orarit të punës, të blejë byrekë, përndryshe, po erdhi me detyrë zyrtare dhe u fut brenda biznesit kur ti ke pullën aty, ai shkon për ndjekje penale", - tha Basha. Kryetari i opozitës u tha qytetarëve se Shqipëria po vuan jo vetëm mosmbajtje­n e premtimeve nga Edi Rama, por sidomos faktin se ai nuk bëri asnjë përpjekje

në 4 vite, dhe i braktisi premtimet që ditën e parë, dhe zgjodhi prioritete të gabuara që nuk ishin në interesin e njerëzve, por të lidhura me tekat e tij. "Ekonomia do të jetë prioriteti im i palëkundur", - tha Basha. Ndërsa në Burrel ai u takua me biznesmenë të vegjël. "Ulje të taksave, subvencion­e për fermerët, sepse këtu kemi më shumë fermerë. Rritje konsumi që sjell rritje të kërkesës në treg, rritje të prodhimit, rritje të kreditimit, dhe paratë e shtetit nuk do të hidhen më për investime koti për palma, do të hidhen për investime që ndihmojnë ekonominë", - tha ai. "Ulje të taksave, subvencion­e për fermerët, sepse këtu kemi më shumë fermerë. Rritje konsumi që sjell rritje të kërkesës në treg, rritje të prodhimit, rritje të kreditimit, dhe paratë e shtetit nuk do të hidhen më për investime koti për palma, do të hidhen për investime që ndihmojnë ekonominë".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Mallakastë­r
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Mallakastë­r
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania