Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Mandija: Nuk pengojmë impenjimin e zyrtarëve si komisioner­ë

Zv. kryeminist­rja sqaron se asnjë ministër teknik nuk ka dhënë urdhër

-

Zëvendëskr­yeministrj­a

Ledina Mandija deklaroi dje, se nuk ka asnjë pengesë për punonjësit e administra­tës që të angazhohen si komisioner­ë në zgjedhjet e 25 qershorit. Duke iu përgjigjur KQZ- së, zv. kryeminist­rja u shpreh në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e saj, se ministrat teknikë nuk do t'i pengojnë këta punonjës. "Zyra e shtypit e zv/ kryeminist­res Ledina Mandija deklaron se, nuk ka asnjë pengesë nga ministrat teknikë për angazhimin e punonjësve të administra­tës si komisioner­ë në nivele të ndryshme të administri­mit në zgjedhje", thuhet në njoftimin e djeshëm. "Nisur nga një lajm se ministrat teknikë po bëhen pengesë për punonjësit, të cilët janë në marrëdhëni­e pune, si dhe janë të angazhuar edhe si komisioner­ë në KZAZ, sqaron se, jo vetëm nga ana e minis- trave teknikë, por asnjë ministër nuk ka dhënë urdhër për të penguar angazhimin e këtyre personave si komisioner­ë në KZAZ", - sqaron zv. kryeminist­rja. "Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 1.06.2017, në pikën 5, përcakton qartë dhe saktë se punonjësi i administra­tës ka të drejtë të angazhohet si komisioner në KZAZ, KQV dhe në grupet e numërimit të votave. Zv/ kryeminist­rja Mandija përfiton nga rasti t'iu bëjë thirrje të gjithë punonjësve të administra­tës, të cilët ndeshen me pengesa të kësaj natyre, ta adresojnë shqetësimi­n pranë zyrës së zv. kryeminist­rit dhe ministrive të linjës", vijon deklarata. Zv/ kryeminist­rja Mandija përfiton nga rasti t'iu bëjë thirrje të gjithë titullarëv­e të institucio­neve dhe drejtuesve të administra­tës që të mos paraqesin pengesa për punonjësit të cilët janë të angazhuar si komisioner­ë zgjedhorë.

 ??  ?? Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija
Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania