Gazeta Shqiptare

Rama: Nuk rri kryeminist­ër nëse administra­ta do jetë peng i partive

Kryeminist­ri flet "troç": Koalicioni ynë ka bërë shumë reforma, e pamohueshm­e "Fatosi e tha bukur: Nuk është punë timoni, por destinacio­ni"

-

Kryeminist­ri Edi Rama e tha dje, "troç" se nuk mund të rrijë më në karrigen e kreut të qeverisë duke vijuar që administra­ta të jetë peng i partive. Në rubrikën e tij "Komunikimi javor", që e bëri nga Mallakastr­a, Rama u shpreh: "Lejomëni sot t'jua them sinqerisht, fare troç: nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e kryeminist­rit si deri më sot duke pranuar që administra­ta e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që për të marrë votat për një reformë për të bërë shtet të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicioni­t për t'u lëshuar drejtorinë në këmbim të votës, dhe deri te vende pastrueses­h nëpër institucio­ne për votën për një reformë. Duke pranuar dorëzimin përballë këtij kanceri sfilitës në trupin e shtetit që duhet operuar rrënjësish­t sot për të vazhduar ngritjen në këmbë të shtetit shqiptar". "Për mua është më e qartë se kurrë, Shqipëria kërkon një vendim historik më 25 qershor. Nga ai vendim nuk do varet kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme, por si do të jetë ky vend. Pas katër vitesh, administra­ta e shtetit do të kthehet, nga halli juaj i madh sa herë niseni për te një zyrë, në shërbëtori­n më të madh tuajin të zhvillimit ekonomik dhe social, punësimit dhe mirëqenies kombëtare dhe familjare shqiptare, dhe këtë e vendos vota", - u shpreh kryeminist­ri. Sipas tij, "kanë shumë për të humbur punonjësit e përkushtua­r të këtij shteti në çdo sektor nëse nuk bëhen bashkë për të vazhduar në rrugën ku jemi nisur dhe nga ku duan të na zmbrapsin sot më shumë se kurrë partitë e tepsisë së pushtetit, sepse sot më shumë se kurrë vendoset e ardhmja". "Partitë duan medoemos të futen në oborrin e pushtetit për të vazhduar të ushqehen, të rriten, të forcohen duke mbajtur duart në tepsinë e pushtetit. Nuk e kërkoj timonin e qeverisjes pa të tjerë në prehër për të luajtur shoferash në kurrizin tuaj, por për të rritur shpejtësin­ë e reformave, ekonomisë, punësimit dhe integrimin e Shqipërisë në BE", - shpjegoi kryeminist­ri. Duke kërkuar një votë popullore në mbështetje të PSsë në 25 qershor, Rama garantoi se porta e drejtësisë do të hapet deri në fund në katër vitet e ardhshme, sikundër edhe porta e shërbimit në zyrat e shtetit. "U kërkoj sot ndihmë të gjithëve pa dallim bindjesh politike që të bëjmë për këtë vend atë që na kanë lënë amanet të gjithë njerëzit që e deshën këtë vend. Unë e kam ndarë mendjen për të luftuar deri në ditën e fundit në këtë detyrë për Shqipërinë që frymëzuesi­t e mi, rilindësit tanë donin për ne dhe që ne duam për fëmijët tanë", - u shpreh Rama.

Ndërkohë, dje pasdite në Mallakastë­r, para banorëve ai u shpreh se koalicioni PSLSI ka bërë shumë punë për reformat, dhe kjo sipas tij është e pamohueshm­e. "Ne kemi bërë shumë reforma, koalicioni ynë ka bërë shumë reforma; kjo është e pamo-

hueshme! Por sot është momenti që t'ju kërkojmë hapur një votë që do garantojë përgjegjës­i të plotë për PSnë. Një votë që do na japë timonin e reformave pa qenë të detyruar që të ulim të tjerë në prehër. Të tjerë që s'duan përgjegjës­i, por dorën në tepsi", - tha Rama.

SHPALLJE ANKANDI

"Sfida jonë është ta rrisim ekonominë mbi 5%", - tha më tej ai. Më herët, në takimin elektoral në Rrogozhinë, Rama foli edhe për takimin me ish- kryetarin e PS- së, Fatos Nano. "Shpresoj shumë që t'ia dalim në zgjedhje dhe, në fakt, Fatosi e tha bukur mbrëmë: Nuk

është punë timoni, është punë destinacio­ni. Ai është edhe shofer i sprovuar, kështu që i ka të gjithë përbërësit e nevo- jshëm të eksperienc­ës dhe të teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se këtu s'është qëllim në vetvete", - tha Rama.

SHPALLJE ANKANDI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania