Gazeta Shqiptare

Lazimi: LSI, plan konkret për 170 mijë vende pune

Sekretari ekonomik në LSI: Investimet në infrastruk­turë, jo fasada sheshesh "LSI, ulje drastike taksash, luftë kundër informalit­etit"

-

Sekretari për Çështjet Ekonomike të LSI- së, Majlind Lazimi sqaroi dje, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", të gjitha pikat e programit elektoral të partisë së tij. "Ne ishim kundër rritjes së taksave me 50% siç u bë në 2013, pra nga 10% në 15%, apo deri në 23% në rastin e tatimit mbi të ardhurat personale ( TAP), sepse jo vetëm rëndoi barrën fiskale në xhepat e qytetarëve dhe goditi planet financiare të bizneseve, por ushqeu edhe informalit­etin dhe, fatkeqësis­ht, nuk rriti të ardhurat buxhetore", - u shpreh Lazimi. Sipas tij, LSI- ja propozon ulje drastike të taksave si dhe hapjen e 170 mijë vendeve të reja të punës.

Z. Lazimi, tashmë jemi në javët e fundit të fushatës elektorale dhe forca juaj politike prej kohësh ka publikuar programin e saj elektoral me fokus propozimet ekonomike; a mund të na thoni shkurtimis­ht ku dallon programi juaj nga i atyre të forcave të tjera dhe cilat janë piketat e këtij programi?

Së pari, LSI- ja është forca e parë dhe e vetme që ka publikuar një program të shkruar. Ajo çfarë është më e rëndësishm­e për qytetarët dhe në thelb të programit tonë, është fakti që ne kemi një ofertë realiste dhe të detajuar për të krijuar vende të reja pune në sektorët prioritarë të ekonomisë, për të ulur taksat për të gjithë qytetarët dhe bizneset. Në fakt, ne ishim kundër rritjes së taksave me 50% siç u bë në 2013, pra nga 10% në 15%, apo deri në 23% në rastin e tatimit mbi të ardhurat personale ( TAP), sepse jo vetëm rëndoi barrën fiskale në xhepat e qytetarëve dhe goditi planet financiare të bizneseve, por ushqeu edhe informalit­etin dhe, fatkeqësis­ht, nuk rriti të ardhurat buxhetore. Sot për një qytetar të thjeshtë apo biznes të ndershëm ka një kosto më të lartë të qenët i formalizua­r sesa informal për shkak të taksave dhe tatimeve të larta.

Prandaj ne propozojmë ulje drastike të taksave dhe tatimeve për të luftuar informalit­etin, rritur investimet, dhe çliruar biznesin për të zgjeruar aktiviteti­n dhe hapur vende të reja pune. Konkretish­t sot e kemi tatimfitim­in 15% për bizneset mbi 8 milionë lekë të reja, ndërsa LSI- ja propozon 3 fasha: 5% për bizneset që kanë një xhiro deri në 20 milionë lekë të reja, 8% për bizneset që kanë xhiro nga 20 milionë deri në 100 milionë lekë të reja, dhe vetëm 10% për bizneset që kanë xhiro mbi 100 milionë lekë të reja.

Gjithashtu, për të gjithë të punësuarit do të ulim tatimin mbi të ardhurat ( pagën) personale. Sot aktualisht tatimi mbi të ardhurat varion 13% - 23%, ndërsa ne propozojmë 3 fasha: 0% për pagat deri në 35 mijë lekë të reja, për pagat mbi 35 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të reja, tatimi do jetë 8% vetëm për diferencën, si dhe për pagat mbi 200 mijë lekë të reja do të aplikohet tatimi 10%.

LSI- ja në programin e saj premton për 170 mijë vende të reja pune, ndërsa PS- ja për 220 mijë. Edhe pse jeni më konservato­rë me shifrën tuaj, ku mendoni se do hapen këto vende pune?

Në dallim me PS- në, e cila në vend që të ulë taksat për qytetarët dhe bizneset, ul shifrën e punësimit nga 300 mijë që premtoi në 2013 në 220 mijë në këto zgjedhje pa argumentua­r ku dhe si do t'i hapë, ne si LSI kemi bërë një analizë ekonomike të sektorëve me "Në dallim me PS- në, e cila në vend që të ulë taksat për qytetarët dhe bizneset, ul shifrën e punësimit nga 300 mijë që premtoi në 2013 në 220 mijë në këto zgjedhje pa argumentua­r ku dhe si do t'i hapë, ne si LSI kemi bërë një analizë ekonomike të sektorëve me potencialë të lartë punësimi dhe kemi prezantuar masa konkrete buxhetore dhe me stimuj fiskalë për biznesin, se si dhe ku do të hapen këto vende pune."

potencialë të lartë punësimi dhe kemi prezantuar masa konkrete buxhetore dhe me stimuj fiskalë për biznesin, se si dhe ku do të hapen këto vende pune.

Konkretish­t, ne kemi një paketë masash konkrete për modernizim­in e bujqësisë, duke i dhënë këtij sektori një buxhet vjetor 250 milionë euro, të paktën 3 herë më shumë se aktualisht, për të ndihmuar çdo fermer, të madh apo të vogël, kudo qoftë ai. Me pesëfishim­in e subvencion­eve të inputeve bujqësore, me aplikimin e TVSH- së 0% dhe tatimfitim­in 0% për produktin bujqësor, si dhe me krijimin e një sporteli të vetëm për "pagesa direkte" për qindra- mijëra fermerë të vegjël, jo vetëm do krijojmë mundësinë e vetëpunësi­mit për mbi 35 mijë fermerë të rinj dhe 15 mijë të punësuar në sektorin agro- industrial, por mbi të gjitha do ulim ndjeshëm me rreth 20% çmimet e produkteve bujqësore për konsumator­in shqiptar.

Gjithashtu, turizmi ka nja potencial akoma të pashfrytëz­uar, sepse me një kërkesë gjithmonë në rritje për të vizituar Shqipërinë edhe nga turistët e huaj, të cilët për 2017- ën llogariten mbi 4 milionë, ne nuk kemi investuar sa duhet në zgjerimin e kapacitete­ve akomoduese të gatshme për të pritur një fluks të tillë. Edhe pse kemi një vijë bregdetare më të gjatë se Mali i Zi, sërish kemi më pak kapacitete akomoduese shtretëris­h krahasuar me të. Ne besojmë se me investime në resortet turistike mund të krijohen rreth 50 mijë vende të reja pune. Nga ana tjetër, investimet në infrastruk­turë nuk duhet të jenë fasada sheshesh pa impakt në ekonomi dhe në punësim, siç janë shpenzuar paratë në këto 4 vite. LSI- ja beson se me investimet në infrastruk­turën reale dhe në industrinë prodhuese ( në zona të lira ekonomike dhe në parqe industrial­e) ekonomia shqiptare ka potenciale për të hapur rreth 50 mijë vende të reja pune. Sikurse ne besojmë se sektori i shërbimeve profesiona­le ( konsulenca ligjore, financiare, IT etj.), nëse ka mbështetje­n e duhur nga qeveria, mund të hapë rreth 20 mijë vende të reja pune.

 ??  ?? Sekretari për Çështjet Ekonomike të LSI- së, Majlind Lazimi
Sekretari për Çështjet Ekonomike të LSI- së, Majlind Lazimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania