Gazeta Shqiptare

Vasili: Rama e pati vetëm policinë dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë

Kreu i LSI- së i përgjigjet kryeminist­rit: Do e hidhje vendin në greminë

-

Kryetari

i LSI- së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama, që në daljet e tija publike kërkon të qeverisë i vetëm. "Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë me sistemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi", - tha sot Rama në komunikimi­n e tij të përjavshëm në "Facebook, por kreu i LSI- së i kujton Ramës se edhe policinë e pati të gjithën për vete dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Sipas tij, Rama i vetëm në qeveri do ta hidhte Shqipërinë në greminë. "Rama i do gjërat që t'i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë", - deklaroi kreu i LSI- së. Ka ditë që gjuha politike mes dy aleatëve në qeveri është ashpërsuar së shumti. Një ditë më parë, Vasili u shpreh në "News24" se "njëri flet për Republikë të Re, e keni parë. Ky tjetri është më i thjeshtë, se flet për tepsi dhe për timon. Kurse unë në të gjithë Shqipërinë, në çdo cep edhe në komunën më të largët, kam respektuar edhe shqiptarin më të fundit dhe do të vazhdoj ta respektoj dhe u flas shqiptarëv­e për një plan për Shqipërinë". "Kam një plan unë dhe LSIja. Ka gjëra shumë të qarta se ku duhet të ecë ky vend. Ka gjëra të qarta se si transformo­hen dhe si zgjidhen punët te ky vend. Dhe ky plan i yni nuk është tepsi dhe timon për njërin, dhe as është për këtë ' Rilindjen' e re, Republikën e re të këtij tjetrit, që është i njëjti variant i kësaj Rilindjes së tepsisë dhe timonit, por në një formë tjetër", - tha Vasili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania