Gazeta Shqiptare

Vrasja e Artan Cukut, arrestohet Mikel Shallari

24- vjeçari nga Kuçova u zbulua nga ADN- ja. Prokuroria: I ofruam bashkëpuni­m me drejtësinë, s'pranon krimin Haki Çako: I riu ekzekutoi komisarin, nuk e dimë kush është porositësi

-

Dy muaj pas vrasjes së komisar Artan Cukut, forcat speciale operaciona­le të Policisë së Tiranës kanë arrestuar 24vjeçarin Mikel Shallari, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes që tronditi jo vetëm banorët e kryeqyteti­t, por gjithë opinionin publik. I riu nga Kuçova dhe banues në Qytetin Studenti, u kap në orët e para të mëngjesit të djeshëm te "Pallati me Shigjeta" teksa udhëtonte me makinë me një mikeshën e tij nga Lushnja dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në atentatin ndaj Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 prill të këtij viti në "Rrugën e Kosovarëve" në Tiranë. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Enrik Ligori kanë konfirmuar se Shallari është autor i ekzekutimi­t të ish- zyrtarit të lartë të Policisë, Artan Cuku. Në një konferencë për shtyp dhënë ditën e djeshme, Çako deklaroi se përmes provave të grumbullua­ra gjatë hetimit është arritur në konkluzion­in se Mikel Shallari është vrasësi i Cukut. Mësohet se prova kryesore që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN- së. Pas atentatit, autori ka hequr bluzën që mbante veshur dhe e ka hedhur në një kosh mbeturinas­h pranë vendit të krimit. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e komisar Artan Cukut vazhdojnë, për të saktësuar nëse 24vjeçari është vetëm ekzekutori apo edhe ideatori i këtij krimi. Burime nga policia pohuan se dyshohet që Shallari ( person me precedentë të mëparshëm penalë) dyshohet të jetë përfshirë në aktiviteti­n kriminal të vrasjeve me pagesë, por ende nuk ka pranuar të bashkëpuno­jë për të treguar porositësi­t e ekzekutimi­t të Cukut.

ARRESTIMI

Pamjet filmike të publikuara pas vrasjes së komisar Artan Cukut si dhe dëshmitë e dhëna nga dëshmitarë­t okularë, nuk do të mjaftonin në zbulimin e ekzekutori­t. Pakujdesia e vrasësit çoi në zbulimin e tij. Analiza e AND- së e siguruar pas gjetjes së rrobave të tij afër vendit të krimit ka nxjerrë zbuluar Mikel Shallarin. Pas sigurimit të provave, policia ka nisur punën për kapjen e tij. Burime ekskluzive për "News24" dhe "Gazeta Shqiptare", deklaruan se policia ka gjurmuar të dashurën e 24- vjeçarit për të kapur këtë të fundit mëngjesin e djeshëm. Në hetime, mëso-

het se janë përfshirë edhe Interpoli dhe shërbimet sekrete. Pas prangosjes së të riut, blutë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje dhe mikeshën e Shallarit dhe personin tjetër që ishin në makinë me të.

POLICIA

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se Mikel Shallari është ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut. "Në vlerësim të informacio­neve, formave e metodave të policisë dhe ato shkencore dhe

në bashkëpuni­m të ngushtë me partnerët ndërkombët­arë, më datë 10 qershor 2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më 8.04.2017, ku u vra me armë zjarri Artan Cuku, ish- oficer policie. Autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi Mikel Edmond Shallari, i datëlindje­s 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti. Vazhdon puna intensive nën

drejtimin e prokuroris­ë për dokumentim­in e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është si ekzekutor", - pohoi Çako. Ndërkaq, i pyetur për provat që dëshmojnë se i arrestuari është autor i vrasjes së komisarit, Haki Çako sqaroi se "provat janë të konsiderue­shme dhe po vazhdojmë punën për dokumentim­in e plotë të ngjarjes. Detajet i përkasin hetimit dhe do të zbardhen me kal-

PROKURORIA

24- vjeçari, i cili përfundoi në pranga si autor i vrasjes së Artan Cukut, deri disa muaj më parë jetonte në fshatin Dikatër të Kuçovës. Fqinjët e të riut, por edhe banorë të tjerë të fshatit, nuk besojnë që ai është vrasësi i ish- kryepolici­t Cuku. Ata pohuan dje se Mikelin e njohin si djalë të urtë dhe jo problemati­k. Fqinjët thanë se prindërit dhe motra e Shallarit janë vendosur para tre muajsh me banim në Tiranë. "Ai vinte në fundjavë nga Tirana këtu në fshat dhe punonte tokën së bashku me të atin. Babai i tij punon si shofer. Ne nuk e besojmë që ai është vrasësi. Kjo është e pabesueshm­e", pohuan banorët e fshatit Dikatër.

imin e kohës. Sigurisht që është një person me precedentë, i skeduar nga Policia e Shtetit".

Prokurori i Krimeve të Rënda, Enrik Ligori, i cili ka ndjekur çështjen, deklaroi se deri tani dihet vetëm ekzekutori i Cukut, ndërsa porositësi ende jo. Përfaqësue­si i akuzës u shpreh se janë mbledhur prova të mjaftueshm­e që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komis-

ar Artan Cukut dhe se të riut i është ofruar bashkëpuni­m me drejtësinë, por deri tani ai nuk e ka pranuar krimin. Gjithashtu, Ligori pohoi se nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjej­e. "Ende nuk dihet se kush është ideatori, por është e sigurt se pistoletën e ka shkrepur Shallari. Ideatori mund të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirje­n e tij në krim. I janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjës­i. I janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpuni­mit me drejtësinë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshë­m me të", - tha prokurori.

 ??  ?? Viktima Artan Cuku
Viktima Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania