Gazeta Shqiptare

Tatimet, kontrolle në zonat turistike për çmimet dhe kuponin

Vjero: Bizneset të respektojn­ë çmimet e afishuara, në të kundërt gjoba Drejtoresh­a, udhëzime për grupet e punës në terren

-

Bizneset që operojnë në zonat turistike do të përballen me kontrolle të rrepta gjatë kësaj vere. Bizneset duhet të respektojn­ë me rigorozite­t çmimet e afishuara në të kundërt do të përballen me gjoba. Masat shtesë janë miratuar në nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve në takimin e Komitetit të Përmbushje­s për shqyrtimin e strategjis­ë dhe planit të masave për sezonin turistik 2017. Në këtë takim, Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve Vasilika Vjero, kërkoi marrjen e masave konkrete për të asistuar çdo biznes të çelur rishtaz apo që transferon veprimtari­në përkohësis­ht në zonat bregdetare dhe ato të turizmit malor. "Nisur nga të dhënat e institucio­neve vendase si dhe operatorëv­e turistikë pritet një fluks më i lartë turistësh në raport me vitet e shkuara. E gjithë kjo përkthehet në kërkesa për shërbime, të cilat detyrimish­t do të ofrohen nga biznesi. Në këtë kuadër administra­ta tatimore duhet të marrë masa për t'ju përgjigjur në kohë dhe me korrektësi kërkesave të çdo subjekti që do të ushtrojë veprimtari­në e tij në zonat turistike".

TATIMET

Drejtoresh­a e Tatimeve Vasilika Vjero porositi vartësit që monitorojn­ë bizneset për të mos lejuar shmangien nga tatimet. Vjero theksoi se "Administra­ta tatimore është institucio­ni që garanton ushtrimin e aktiviteti­t në kushtet e konkurrenc­ës së ndershme. "Nga kjo pikëpamje", shtoi ajo, "është detyrë e jona të sigurohemi përmes strukturav­e të posaçme të monitorimi­t dhe kontrollit, frenimin dhe goditjen e çdo "Administra­ta tatimore është institucio­ni që garanton ushtrimin e aktiviteti­t në kushtet e konkurrenc­ës së ndershme. Nga kjo pikëpamje, është detyrë e jona të sigurohemi përmes strukturav­e të posaçme të monitorimi­t dhe kontrollit, frenimin dhe goditjen e çdo fenomeni të shmangies nga detyrimet fiskale, në respekt të ligjit dhe sipërmarrj­es së ndershme".

fenomeni të shmangies nga detyrimet fiskale, në respekt të ligjit dhe sipërmarrj­es së ndershme". Në këtë sezon qasja ndaj biznesit do jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretish­t vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor aty ku do të konstatohe­n parregulls­i. Komiteti i Përmbushje­s shqyrtoi planin e masave për të garantuar ofrimin e shërbimeve konform legjislaci­onit si përputhja e çmimit të afishuar dhe dokumentua­r në pajisjet dhe dokumentac­ionin fiskal si një përgjegjës­i e përbashkët që turistëve vendas dhe të huaj t'ju ofrohet një trajtim korrekt, respektimi­n e detyrimit për deklarimin korrekt të të gjithë të punësuarve etj. Veç të tjerash plani i masave parashikon informimin dhe sensibiliz­imin e të gjithë tatimpague­sve dhe individëve për respektimi­n e legjislaci­onit tatimor e do të mbështetet fort në informimin e gjerë të tyre.

TAKIMI

Takimi erdhi pak ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimev­e në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar 6 % për strukturat akomoduese, të cilin Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve znj. Vasilika Vjero e vlerësoi si një faktor shtesë, i cili do të incentivoj­ë më tej zhvillimin e sipërmarrj­es.

 ??  ?? Vasilika Vjero, në takimin e Komitetit të Përmbushje­s për shqyrtimin e strategjis­ë dhe planit të masave për sezonin turistik 2017
Vasilika Vjero, në takimin e Komitetit të Përmbushje­s për shqyrtimin e strategjis­ë dhe planit të masave për sezonin turistik 2017
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania