Gazeta Shqiptare

Ministrja Ekonomi: Lehtësuam kushtet për të bërë biznes

Investimi 5 milionë euro në Durrës

-

Ministrja

e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es mori dje pjesë në ceremoninë e inaugurimi­t të impiantit të përpunimit të granitit Durrës, një investim prej 5 mln euro në makineri e pajisje. Ministrja Milva Ekonomi si e ftuar nderi, preu shiritin e këtij investimi të madh të kësaj kompanie, një investim që sjell një vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare. Ministrja Ekonomi në fjalën e saj përshëndet­ëse në këtë ceremoni tha se kjo kompani nisi fillimisht punën si tregtuese e granitit dhe mermerit, ndërsa sot ka kaluar në një nivel tjetër në prodhimin e tyre dhe eksportim në tregjet botërore. Ministrja Ekonomi ndërsa vlerësoi suksesin e kësaj kompanie theksoi se dhe shteti, dhe veçanërish­t Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, që ajo drejton, ka dhënë kontributi­n e vet në zhvillimin e sipërmarrj­eve shqiptare, pasi ka lehtësuar procedurat doganore dhe lehtësirat për biznesin, duke krijuar një klimë shumë pozitive për biznesin. Ajo premtoi se mbështetja ndaj sipërmarrj­es do të vazhdojë dhe në qeverisjen e ardhshme. " Vlera e investimit prej 5 mln euro, i dha një dimension tjetër prodhimit tuaj. "Jeni një shembull suksesi i kësaj industrie në Ballkan! Besoj se dhe ne të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es ndihmuam disi në suksesin tuaj, pasi kemi lehtësuar më shumë procedurat e biznesit dhe i dhamë mbështetje eksportit të produkteve vendore. Sot edhe procedurat doganore dhe mënyrat si i qasemi biznesit janë më të lehta se disa muaj më parë dhe besoj se edhe ju keni përfituar nga këto masa"tha Ekonomi.

 ??  ?? Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es , Milva Ekonomi
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es , Milva Ekonomi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania