Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Kosovë, fiton Ramush Haradinaj

Koalicioni PAN fiton 34% të votave, Lëvizja Vetëvendos­je renditet e dyta Kreu i AAK- së: Kemi fituar bindshëm

-

Ramush Haradinaj do të jetë Kryeminist­ri i ri i Kosovës. Të paktën kështu raportojnë exitpoll- et e publikuara menjëherë pas mbylljes së votimeve, por edhe rezultatet e 70% të votave të numëruara. Me një diferencë të madhe nga LDK- ja dhe Vetëvendos­ja, koalicioni PAN kryeson me rreth 34%. PDK- AAKNisma qëndroi e para në përqindje, sipas rezultatev­e preliminar­e të DnV- së, nga numërimi i 70 për qind të vendvotime­ve. VV- ja ka shënuar sërish rritje, duke iu larguar gati 1 për qind diferencë LDK- AKR- së. Sipas rezultatev­e të DnV- së, PDK- AAK- Nisma kanë fituar 34,2 për qind të votave. VV- ja vazhdon të qëndrojë e dyta në radhitje me 26,3 për qind, ndërsa LDK- AKR- ja të tretët me 25,8 për qind. Rritje ka shënuar edhe lista "Srpska", e cila ka arritur 4,2 për qind të votave. DnV raporton se partitë e tjera, gjithsej kanë grumbullua­r 9,5 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzako­nshme parlamenta­re. Kështu, nga ky rezultat, mendohet se Haradinaj do të jetë Kryeminist­ri i ri i Kosovës. Fitoren e Haradinajt e kanë marrë të mirëqenë edhe mediat ndërkombët­are. Ndërsa Serbia shprehet e shokuar për këtë rezultat, "BBC" raporton se Ramush Haradinaj do të jetë kreu i ri i ekzekutivi­t. "Një ish- komandant i kryengritë­sve, i kërkuar nga Serbia për krime të supozuara të luftës, pritet të fitojë zgjedhjet parlamenta­re në Kosovë, sugjeron një exit poll", shkruan transmetue­si publik britanik "BBC" për epilogun e zgjedhjeve. "Ramush Haradinaj, ish- kryeminist­ër, udhëheq një koalicion të partive që kanë dalë nga lufta çlirimtare", thuhet më tej në artikull. "Koalicioni i tij mund të fitojë 40 për qind të votave, sipas sondazhit të televizion­it ' Klan Kosova'", thekson media britanike. Ajo që ka shkaktuar mjaft çudi është rënia e LDK- së, e cila në këto zgjedhje ka dalë në vendin e tretë sipas sondazheve. Koalicioni i kryeminist­rit Isa Mustafa, i udhëhequr nga Lidhja Demokratik­e e Kosovës, pritet të marrë 27 për qind të votave deri në fund. Sipas exit- poll- it të "Klan Kosovës", Koalicioni PAN, mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Partisë Demokratik­e dhe Nisma- s, ka fituar 40 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendos­je e vetme ka fituar 30 për qind të votave, ndërsa Koalicioni i LDK- së LAA ka fituar 27 për qind të votave, një rezultat që ende nuk është definitiv. Megjithatë, partia e Ramush Haradinajt dhe mbështetës­it e tij janë për-

gatitur për të festuar. Kjo pasi kandidati për kryeminist­ër i vendit nga koalicio-

Një

orë para mbylljes së procesit të votimit, vëzhguesit e DnV- së kanë raportuar disa shkelje në procesin e votimit në Kosovë. Sipas tyre, në votime kanë marrë pjesë 37% e qytetarëve, mes të cilëve disa kanë tentuar të votojnë më shumë se një herë. Janë shënuar gjithsej 117 raste, në 48 vendvotime, kryesisht në komunat Pejë ( 15), Gjakovë, Prishtinë dhe Skënderaj

ni PKD- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se do të jetë

Kryeminist­ër i Kosovës. Ai tha se kanë marrë mjaftueshë­m vota për krijimin e

qeverisë dhe se është e gjatë lista e punëve që do të bëjnë. Haradinaj ka treguar se cilat do të jenë punët e para që do të bëjë në marrjen e mandatit të kryeminist­rit. "Kemi fituar bindshëm dhe rezultati është i mjaftueshë­m për krijimin e qeverisë", - tha Haradinaj për televizion­in "Rrokum". Megjithatë, të bindur për fitoren janë shprehur edhe nga Vetëvendos­ja. Kjo parti ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka arritur të jetë në vendin e parë me 33% të votave. Më tej, Lëvizja Vetëvendos­je është shprehur se po përgatitet për formimin e qeverisë së re e vetme. Albin Kurti, i nominuari i Vetëvendos­jes për kryeminist­ër, ka reaguar pas exit- poll- it që e nxjerr Vetëvendos­jen si të dytën në zgjedhjet e sotme me 30 për qind të votave. Ish- lideri i VV- së ka thënë se do të mbrohet çdo votë dhe se numërimet përfundimt­are do të jenë më të mira se exit- poll- i. "Lajmet që po vijnë nga përfaqësue­sit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo exit- poll. Çdo votë do të mbrohet, dhe në mbrëmje do të festojmë me një rezultat vërtet të bukur", - ka thënë ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania