Gazeta Shqiptare

Vetëvendos­ja: Jemi të parët, qeverinë e bëjmë ne

Haradinaj: Populli foli qartë, do formojmë qeverinë

-

Kandidati

për kryeminist­ër i koalicioni­t PAN, mes PDK- së, AAK- së dhe Nismës, Ramush Haradinaj tha në një konferencë për shtyp se populli i Kosovës kishte folur qartë, duke i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë së re koalicioni­t të tij. "Kosova e ka dhënë vendimin, e uroj sovranin për vendimin e marrë. Një vendim që flet qartë. Besimi i është dhënë koalicioni­t PDK, AAK, Nisma. Fitorja është bindëse, më bindëse se e thotë exit- poll- i. Me këtë vendim sovrani na obligon të formojmë qeverinë. Do të veprojmë në kohën e duhur. Duke i uruar subjektet politike për besimin e marrë, i ftojmë në partnerite­t për të mirën e vendit", - tha Haradinaj. Kreu i AAK- së tha se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë zhvilluar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Lëvizja

Vetëvendos­je ka deklaruar se ka dalë parti e parë në zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë dhe se qeverinë e re do ta krijojë ajo me kandidat Albin Kurtin. "Vota e Lëvizjes Vetëvendos­je është më shumë se dyfish e rritur, vota e LVV- së tregon se qytetarët e kësaj republike kanë votuar për ndryshim, kanë votuar me zemër, kanë votuar për përmbysjen e së keqes që e ka kapur këtë Republikë. Ndryshimi politik që vjen si pasojë e këtij rezultati kërkon edhe një qeveri ndryshe, qytetarët e Republikës e mundësuan këtë ndryshim duke më shumë se dyfishuar LVVnë, dhe këtë qeveri ndryshe do ta bëjë LVV- ja", - tha Dardan Sejdiu, nga Lëvizja Vetëvendos­je. "Rezultatet nga terreni tregojnë se jemi më shumë se dyfishuar, kemi rreth 33- 34 për qind të votave, jemi subjekti i parë në Republikë, qytetarët kanë vendosur për ndryshime dhe këto ndryshime do t'i bëjmë", - tha më tej Sejdiu në një konferencë të jashtëzako­nshme për shtyp.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania