Gazeta Shqiptare

Fëmijë me sytë drejt humbëtirës

ME AKTIVISTËT SOCIALË DHE FAMILJET ME FËMIJË ME AFTËSI TË KUFIZUAR. ATJE KU SOLIDARITE­TI PËRBALLET ME INDIFERENC­ËN TONI GOGU, Drejtor i Word Vision për Ballkanin Perëndimor

- Fatos Baxhaku

Ky është një udhëtim përmes një dheu të kuq të përzier me gurish te gjithfarës­h. Një peizazh që, hera- herës duket i fisëm, madhështor, historik, porse sa herë që i afrohesh varfërisë, sa herë që i shtrëngon asaj duart e lodhura, sa herë që sheh sytë e saj, portretin e saj të mpakur, tragjik, shndërrohe­t në atë pamjen e ngrirë e monotone ku përsëritet e përsëritet pa fund ngjyra e dheut të kuq të mërzitshëm.

Ky është përshkrimi i shkurtër i një udhëtimi prej disa orësh në zemër të dhimbjes, një takim me disa familje ku gjallon një plagë e madhe: ata kanë fëmijë të pamundur, të sëmurë rëndë, ose, sikurse thuhet zyrtarisht e disi me delikatesë, "fëmijë me aftësi të kufizuara".

Udhën na e tregon Fatmira, një aktiviste e "World Vision", organizatë që mobilizon komunitete­t në ndihmë të fëmijëve më në nevojë. Bashkë me të është edhe Gjyleta Curra, punonjëse sociale, një aktiviste e MEDPAK. Fatmira do t'u sjellë këtyre prindërve, me sytë nga qielli, një lajm të mirë: Shumë shpejt organizata, ku ajo aktivizohe­t, do të nisë një projekt që e kanë pagëzuar me fjalën e vjetër përshëndos­hjen e lashtë dhe kuptimplot­ë të shqipes "Tungjatjet­a". Shumica e familjeve të tilla janë ende larg rrugëve të asfaltuara, që të çojnë drejt Përrenjasi­t, Librazhdit, Elbasanit, atje ku familjet mund të kontaktojn­ë mjekët. Atyre u duhet ende që të kalojnë mbi rrugë të vështira duke harxhuar ato pak lekë që i kanë kursyer me durim të skajshëm. Projekti "Tungjatjet­a" synon që të dërgojë mjekët periodikis­ht në këto shtëpi të mbështjell­a nga dhimbja, duke u kursyer fatkeqëve mund, para, kohë, nerva, punë të mbetura pezull.

Në periferi të Qukësit, në portën e një shtëpie gjysmë të rrënuar prej qerpiçi, teksa presim të dalin të zotët e shtëpisë, ndokush prej nesh kujton atë historinë e stërlashtë ku Muhametit i duhej të shkonte te mali, apo anasjellta­s, një gjë e ngjashme me një fjalë.

Një djalë fare i ri, në moshë të gjimnazit, na pret në portën e shtëpisë së varfër. Është Leonard Belba, njëri prej tre vëllezërve të Oligertës 14- vjeçare. Dërrasat e gjysmë të kalbura të shtrojës kërcasin fort nën këmbët tona. Ndërsa mësojmë sytë në gjysmë errësirën e dhomës, dëgjojmë të na përshëndes­in me një zë prej të moshuare "Mirë se ju ka pru Zoti!", pastaj një rënkim të gjatë e të thellë, që duket sikur vjen që nga një kënd i dhomës. Nga televizori mbërrijnë të vetmet zëra gazmorë nga njëri prej emisioneve të mëngjesit. Nardi përzë me të shpejtë një zog pule që duket brenda si në shtëpinë e vet. Në një divan të vjetër e ëma mundohet të ushqejë vajzën e saj Oligertën me majëza lugësh të një lëngu të verdhë. Më shumë se aq Oligerta e shkretë nuk mund të gëlltisë. Madje ajo edhe ujë nuk mund të pijë si gjithë të tjerët. Ajo nuk e njeh të ëmën, as gjyshen, që i rri në çdo orë në krah, as tre vëllezërit që e shohin me dhimbje të madhe, as babin, që mbas tre djemve e dëshironte aq shumë një vajzë. Ajo nuk i njeh lodrat, përkëdheli­të, të qeshurën. Ajo vetëm vegjeton, duke lëshuar tinguj pa kuptim sa herë që e zënë disa kriza të forta epileptike. Nata është periudha më e keqe. E ëma thotë se mjekët i kanë thënë se sh- kaku i sëmundjes së saj ka qenë një temperatur­ë që atë e ka zënë kur po lindte vajzën e saj të vetme dikur në maternitet­in e Elbasanit. Që asokohe…

Jashtë shtëpisë së dhimbjes vera ka shpërthyer me gjithë energjinë e saj. Gjelbërimi për disa kohë do ta mposhtë sundimin e bezdisur të dheut të kuq. Disa qindra metra më larg, do të takojmë Besimin, babin e Oligertës. Prej kohësh është duke ndërtuar një shtëpi të re. Punon krejt i vetëm, është ai, vetëm ai dhe dhimbja e tij. Besimi ka punuar shumë kohë në emigracion në Greqi. Në fillim na bën përshtypje një pikë loti që i rrjedh nga njëri sy që është krejt i

70 mijë fëmijë shqiptarë janë me një vështirësi të thelluar dhe 92 për qind e tyre nuk marrin shërbime të specializu­ara.

Oligertës, Alesias, Manuelit dhe dhjetëra fëmijë të tjerë që jetojnë të izoluar në zonat e thella të Librazhdit, dëshirojmë t'i përshëndes­im "Tungjatjet­a" dhe t'u japim mundësinë të jetojnë një fëmijëri me dinjitet. World Vision në bashkëpuni­m me MEDPAK, përmes ekipit të speciali- zbardhëlly­er. Sikur ta kuptojë kuriozitet­in tonë ai nis të flasë ngadalë: "Kjo vajzë është dhimbja e tmerrshme e jetës time. askush mos e provoftë. Nuk e shpëtova dot. Kam bërë sa kam mundur. Për një kohë u dorëzova. Pija raki thane me okë, më dukej sikur harrohesha. Nga tensioni i lartë më iku shikimi i njërit sy". Besimi na flet gjatë për betejën e tij të përditshme, si të mbajë në këmbë familjen e tij. Nuk e thotë direkt e krejt shkoqur, por duket se e mundon një zuar me punonjës social, fizioterap­ist, logopedist, psikolog, do të ofrojnë shërbim komunitar lëvizës pranë banesave të këtyre fëmijëve. Ky ekip do të asistojë zhvillimin e secilit fëmijë përmes një plani individual. Ne nisëm t'u themi "Tungjatjet­a" dhjetëra fëmijëve në Librazhd. Të tjerë presin përshëndet­jen tënde. Sot, ti ke mundësi që përmes një fjale të zgjatësh një jetë. www. tungjatjet­a. al hall i madh: Familja përfiton afër 30 mijë lekë në muaj nga fatkeqësia që e ka zënë. Fisniku Besim nuk ka se si ta pranojë këtë gjë. Si mund ta mbahet familja nga një hall kaq i madh? Mbase pikërisht për këtë ai i ka hyrë asaj "aventurës" së vetmuar të ndërtimit të shtëpisë së re. Ai thjesht do t'i rrëfejë dynjasë se një baba i vërtetë nuk dorëzohet kurrë. "Bëni kujdes nga gjarpërinj­të - na thotë zemërmadhi teksa përshëndet­emi me të - tani në vapë bëhen të rrezikshëm".

Nga shtëpia e Belbajve na duhen vetëm pak minuta për të mbërritur në Skroskë. Mira na rrëfen se e gjithë kjo zonë, me pak tokë joprodhues­e, është mbajtur për shumë dekada nga puna në minierat e hekur- nikelit. Kur minierat u mbyllën atëherë nisën edhe telashet e rënda, që zakonisht e kanë emrin varfëri. Në një shtëpi të ulët takojmë Mira Omerin dhe dy fëmijët e saj. Më i vogli, Emanueli 5- vjeçar, vuan nga një encefalopa­ti e thellë. Edhe në këtë rast shkaku është një temperatur­ë e lartë e pa kuruar në kohë. Emanueli rrotullon sytë në kërkim të motrës së tij një vit më të vogël. Në shtëpi atë e thërrasin "Lali". Në traditën e Shqipërisë së Mesme, kështu quhet vëllai më i madh. I ngrati djalë i shtrëngon fort dorën së motrës sikur të dojë të na thotë që e meriton vërtet titullin vëlla i madh. I shoqi i Mirës punon në punë krahu, ku të mundet në Maqedoni. Me të marrë vesh mbërritjen tonë, gjyshja e Emanuelit lë punët e saj në arë dhe vjen të na takojë. Ka një mënyrë të sajën, gati të hareshme, për të përballuar fatkeqësin­ë. Në një farë mënyre e bën veten me faj që nuk janë larguar me kohë nga Skroska. "Ah, more miq - psherëtin - sikur të kishim ikur me kohë që këtej, edhe ky djalë do ta kishte jetën më të lehtë. Do t'i kishte mjekët afër, do të ishte ndryshe. Po ne mbetëm këtu, të lidhur me këtë tokë që po na ha jetën duke na dhënë fare pak". Mira tund kokën njësoj sikur të jetë një plakë e moçme: "Po toka do na hajë të gjithëve, moj nanë!". Ndonëse fare e re, duket sheshit se është lodhur deri në palcë. "Lali" shtrëngon ende fort dorën e së motrës me sytë e ngulitur nga dritarja, andej nga vjen një dritë fare e zbehtë. Ai jo se jo, por edhe të rriturit e shtëpisë nuk e dinë se ai

 ??  ?? Shtëpia e Oligertës në Qukës
Shtëpia e Oligertës në Qukës
 ??  ?? Qukës, mamaja e Olgertës duke ushqyer të bijën
Qukës, mamaja e Olgertës duke ushqyer të bijën
 ??  ?? Mira dhe Gjyleta në familjen e Emanuelit
Mira dhe Gjyleta në familjen e Emanuelit
 ??  ?? Gjyshja e Oligertës
Gjyshja e Oligertës
 ??  ?? Skroskë, gjyshja e Emanuelit
Skroskë, gjyshja e Emanuelit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania