Gazeta Shqiptare

Model suksesi: Angela Merkel

-

harrojë vendet që kufizohen me Europën. Shkaqet e largimit nga vendlindja dhe migracioni ajo dëshiron t'i luftojë në vendet origjinë, sidomos në Afrikë, dhe për këtë ajo ka startuar disa iniciativa. Por këtu nuk bëhet fjalë për politikën e madhe botërore, por për të ulur presionin e migrimit në Europë.

PËRGATITJA E SAMITIT TË G20- ës

Shumë analistë e interpreto­jnë më shumë seç duhet vizitën e Merkelit në Amerikën Latine në dy vendet e G20- ës, Argjentinë­n dhe Meksikën. Po farkëton Merkeli një aks të ri global? Me shumë gjasa jo - kujtojmë rrethanat e udhëtimit. Ai është planifikua­r prej kohësh, dhe nuk është një reagim i shpejtë pas veprimeve të administra­tës "Trump". Nga ana tjetër, Gjermania ka presidencë­n e radhës të G20ës, të cilën do ta dorëzojë tek Argjentina. Për të pasur vazhdimësi në trajtimin e çështjeve globale, qeveria gjermane flet për një trojkë të Kinës ( që e kishte presidencë­n para Gjermanisë) të Argjentinë­s ( që e merr presidencë­n vitin e ardhshëm) dhe Gjermanisë. Edhe Meksika është pjesë e G20- ës dhe partner i rëndësishë­m tregtar i Gjermanisë, në vitin 2018 ky vend do të jetë partner në panairin e Hanoverit.

Krahas kësaj, në korrik zhvillohet samiti i G20- ës në Hamburg, kështu që është normale të akordohen pozicionet e vendit mikpritës me të tjerët. Natyrisht që këtu bëhet fjalë për tregtinë e lirë. E sigurisht, nëse një eveniment i tillë si G20- ta zhvillohet me sukses, ai është edhe një lloj dhurate për fushatën zgjedhore të Merkelit. Angela Merkel nuk do të ishte ajo që është, nëse nuk do ta dinte këtë ta përdorte për vete avantazhin që i jep posti që mban aktualisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania