Gazeta Shqiptare

Hakmarrje e ëmbël në Haifa, Shqipëria mposht 3- 0 Izraelin

Pas humbjes poshtërues­e në Elbasan, kuqezinjtë marrin revanshin për fitoren e tretë në grup Armando Sadiku është heroi i mbrëmjes, me 2 gola

-

Shqipëria e madhe, e bukur, ajo e Europia nit nuk ka mbaruar, dhe mesazhin e jep fiks një vit pas debutimit në Francë! Në 11 qershor 2016 luante ndeshjen e parë historike në Lons; në 11 qershor 2017 jep një mesazh për vazhdimësi­në në Haifa të Izraelit ku fiton 3- 0, për t'u kthyer fiks reston vendasve dhe shkelmuar gjithë dyshimet për të ardhmen. Dhe si për ta forcuar idenë, heroi është i njëjti me atë të Europianit, Sadiku, autor i një dygolëshi, edhe pse meritat i shkojnë gjithë skuadrës.

Në Haifan e largët, ku përveç rreth 350 tifozëve shqiptarë në tribuna, rrënjët e shqipes i gjen edhe në vendasit e vegjël, De Biazi aq i diskutuar këto ditë, godet me zgjedhjen e sulmuesit elbasanas në 4- 1- 4- 1 e tij. Shqipëria e nis agresive, megjithatë për emocionin e parë të vërtetë duhet pritur minuta e 14- të, kur Sadiku provon nga distanca me Goresh, që impenjohet jo pak për të neutralizu­ar. Shqipëria merr kontrollin e lojës, megjithatë edhe Izraeli nuk harron të cimbisë me Naçon, që në të 17- ën lë në vend Memushajn për të goditur, por përgjigjet mirë Strakosha për kënaqësinë e tifozëve kuqezinj. Epërsia konkretizo­het në të 21- ën, me Roshin që rikuperon topin e çmuar dhe kërkon Sadikun, me 26- vjeçarin që bën snajperin me këtë goditje fantastike. I veçantë në shënim, i veçantë edhe në festim Armando Sadiku, dhe për të kuptuar sa e kërkonin këtë fitore kuqezinjtë, shikoni dhe sexhden e Mërgim Mavrajt dhe festimin e De Biazit. Shqipëria në avantazh, por nuk e humbet agresivite­tin, mbetet në kërkim të golit të sigurisë. Izraelitët provojnë me krosimet e gjata, në të 35- ën është Zahavi që provon me kokë me Strakoshën që konfirmon formën e mrekullues­hme, ndërsa një minutë më pas është jashtë shënjestre tentativa e Kohen. Nuk i shpëtojnë dot hakmarrjes izraelitët, pasi në të 44- tën Sadiku gatuan një tjetër mrekulli, nga pak më larg, por me të njëjtin përfundim, duke çuar topin në të njëjtin vend.

Mbyllet me Shqipërinë në avantazh të dyfishtë pjesa e parë, me kuqezinjtë që mbeten kërkues edhe në fillimin e së dytës. I pangopur, pa dyshim, edhe Sadiku, që nuk rresht së vrapuari. Izraeli provon të reagojë në të 55- ën me një top të Dasa, që Mavraj e devijon aq sa për ta dërguar në shtyllë. Nuk ka vend për panik, pasi Shqipëria ka frenat në dorë. Në të 65- ën është në një kundërzbri­tje të favorshme me Memushajn, që vonon pasimin final për Sadikun, duke i dhënë portierit kohë të rikuperojn­ë. Sadiku ndërkohë mbetet i rrezikshëm si një mangustë në zonën e Goresh, që ndoshta do ta shohë edhe në ëndërr si makth. Në të 69- ën jep edhe një goditje të fundit, si një provë se është gati për skenën e futbollit të madh edhe në nivel klubesh, dhe del mes ovacioneve të tifozëve kuqezinj për t'i bërë vend Cikalleshi­t. Për të kuptuar perfeksion­in e kësaj ndeshjeje të Shqipërisë, shikoni dhe skemën që nis nga këmbët e Lilajt, me Cikalleshi­n që sposton te Hysaj dhe mbrojtësin e Napolit që dhuron asistin final për Memushajn. Çfarë aksioni, çfarë goli! 3- 0! Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, dhe ja ku ua kemi servirur izraelitëv­e për atë mbrëmje nervash në "Elbasan Arena". 3 gola të shënuar, asnjë i pësuar, dhe për të kuptuar se në çfarë forme janë, shohim edhe rikuperimi­n super të Hysajt në të 79- ën. Janë vërtet veprime që bashkë me fytyrat e lumtura të tifozëve evokojnë Europianin. Nota pozitive për të gjithë, duke nisur që nga porta, ku Stra-

kosha ka bërë një ndeshje të madhe. Një fitore, pa dyshim, e madhe edhe për De Biazin, që u përgjigjet në fushë gjithë dyshimeve, por gëzimi është i të gjithë shqiptarëv­e. Ja ku jemi sërish duke festuar; kjo skuadër vërtet na bën të vuajmë kur humbet me Luksemburg­un, por sa bukur është kur fitojmë, dhe mund të ëndërrojmë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania