Gazeta Shqiptare

PD merr Bashkinë e Kavajës, Sakja: E jashtëzako­nshme

Basha: Nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë

-

Pas

6 vitesh, Bashkia e Kavajës i takon sërish një demokrati, duke i dhënë Isa Sakjes një mandat 2- vjeçar. Ndonëse me një diferencë prej vetëm 28 votash, ai u shpall fitues duke lënë pas Dorjan Muratin e PS- së dhe Maksim Konën e LSI- së. Për Sakjen, kjo ishte një fitore e jashtëzako­nshme, e luftuar deri në votën e fundit. "Falënderoj çdo njeri, të majtë e të djathtë, që besoi se Kavajës i duhet ndryshimi. Falënderoj popullin e Kavajës, Luzit, Golemit, Synejt që e kuptuan se Kavajës i duhet një energji tjetër, një energji pozitive", tha Sakja. Premtimi i parë që u dha kavajasve pas fi- tores ishte bashkimi i elektorati­t dhe vënia në shërbim të qytetarëve: "Ne do ta bashkojmë qytetin, do ta bëjmë një, të majtë e të djathtë. Jemi në krye të bashkisë për t'i shërbyer qytetit. Boll u ka shërbyer qyteti atyre që kanë qeverisur", theksoi z. Sakja. Pas shpalljes së fitores, orët e para të mëngjesit Sakja dhe Murati janë përshëndet­ur me njëri- tjetrin. Ndërsa kreu i PD- së z. Basha, përmes një postimi në FB e cilësoi një "lajm të mrekullues­hëm, që vjen nga kryeqyteti i lirisë dhe demokracis­ë. Isa Sakja u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës! Urimet e mia më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhënjim mbi krimin, korrupsion­in dhe terrorin e bandave! Mirënjohje të thellë demokratëv­e të Kavajës dhe kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë! Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania