Gazeta Shqiptare

Hyrja në universite­t, afatet e aplikimit për raundin e parë

Paraprakis­ht kandidatët duhet të paguajë 2 mijë lekë, ja kriteret për kandidim Udhëzimi: Plotësimi nis në 20 korrik

-

caktuar", thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Gjatë aplikimit kandidatët zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve që ofrojnë universite­tet për këtë vit akademik. Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, mbledhja dhe grumbullim­i i të gjitha të dhënave të maturantit do të kryhet deri në datën 28 gusht, dhe një ditë më pas do të kryhet shpallja e rezultatev­e si dhe nisja e regjistrim­eve për fituesit.

REGJISTRIM­I

Një ditë pasi maturanti ka parë emrin në listën e fituesve, që më 29 gusht një kërkesë për çregjistri­m në sekretarin­ë mësimore të fakultetit ku është regjistrua­r, duke tërhequr edhe dokumentet e tij. "Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit për atë vit akademik", përcaktohe­t në udhëzim.

RAUNDI I DYTË

Aplikimet për raundin e dytë do të bëhen brenda një jave, nga data 15- 22 shtator, dhe këtu mund të garojnë ata kandidatë të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, nuk janë shpallur fitues gjatë raundit të parë, nuk kanë arritur të regjistroh­en në fazën e parë apo janë çregjistru­ar pas përfundimi­t të raundit të parë. Detyrim për pagesën prej 2 mijë lekësh në këtë fazë e kanë vetëm ata maturantë të cilët nuk kanë aplikuar në fazën e parë. Lista e dytë e fituesve do të shpallet më 30 shtator. Më pas, nga data 1- 14 tetor do zhvillohet regjistrim­i i fituesve me 7 faza regjistrim­esh 48- orëshe, duke zhvendosur aq herë vizën e kuqe deri në plotësimin e kuotave bosh. Fituesit që nuk u regjistrua­n brenda afateve humbasin të drejtën e studimit, ndërkohë përgjatë datave 1- 2 tetor të gjithë ata të cilët kanë ankesa mund t'i kryejnë ato pranë universite­teve përkatëse.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania