Gazeta Shqiptare

Opozita mes gabimeve dhe milionave

-

nga apatia e gjatë. Për herë të parë Lulzim Basha nisi të bindë edhe më skeptikët se ai vërtet kishte frenat e partisë në dorë, se po drejtonte realisht PD- në dhe po i jepte oksigjen frymës së munguar opozitare. Për 3 muaj të gjatë dhe të vështirë ai u përball denjësisht me istë të saj? Vetëm me një sy të shpejtë konstaton fare thjesht se firmëtarët kundër Bashës, në fakt, që kanë firmosur për 8 a më shumë vite vetëm në bordero shtetërore, po të bashkojnë pasuritë e deklaruara dhe ato të fshehura mund të rrisin GDP- në e Shqipërisë. Ajo

Këta dezertorë që gjatë fushatës punuan kundër PD- së, sot kërkojnë përgjegjës­i për humbjen. Këta që për 4 vjet, me shumë pak përjashtim­e, jo vetëm nuk folën në parlament, por nuk bënë asnjë status në "FB" për zullumet e Edi Ramës, sot kërkojnë ta tërheqin zvarrë Lulzim Bashën nga zyra e tij. Por ata ndoshta kanë harruar që ka një gjë që paratë ( sado shumë të kesh) nuk e blejnë dot. Dinjitetin dhe personalit­etin nuk e gjen dot në tregun çam të Rilindjes, që blen dhe shet me raste edhe kundërshta­rët politikë. As partinë dhe postet nuk mund t'i mbash përherë dhuratë nga ish- kryetari apo si meritë e përdorjes që ai të ka bërë. Ka një moment kur të duhet të paguash për këtë.

Dhe për fatkeqësin­ë e asaj liste këtë herë kundërshta­rët nuk do të përballen me Sali Berishën, por me Lulzim Bashën. Të preferuari­n e ish- kryetarit, të votuarin prej tyre dhe ' de facto' personin që mund t'i vulosë dhe fundin e karrierës politike. Një pjesë e madhe e asaj liste që po përgatitet për revanshin e fundit në PD, janë ish- miq apo bashkëpunë­torë të Sali Berishës, që ndër vite ka treguar se, derisa të ketë frymën do të tërheqë çdo fije të mundshme për ta bërë PD- në të funksionoj­ë sipas mënyrës së tij. Ndaj është fatkeqësi për ata që i kanë qëndruar pranë dhe që nuk e kanë kuptuar se dhe këtë herë nuk e kanë përballjen me Bashën, por me Berishën. Jo të drejtpërdr­ejtë, por të zbukuruar ashtu siç vetëm Doktori di ta bëjë lojën. Diabolizmi politik i atij që e mbajti PD- në në këmbë në ditët e vështira të ' 97- ës, nuk mund t'ia falë vetes dhe t'ua lërë partinë disave që ai vetë i zgjodhi, u dha poste e ofiqe, madje mbylli edhe njërin sy kur i pa që pasurohesh­in. Sepse, sot më shumë se garë në PD, opozita ka përballë një sfidë të madhe, mbijetesën përballë një mazhorance që ka shumë vota, shumë para dhe pushtet. Dhe nuk ka asgjë më urgjente se krijimi i një fronti të madh përballë Edi Ramës. Por këtë flirtuesit me pushtetin nuk e bëjnë dot, ndaj kanë zgjedhur rrugën që u duket më e thjeshtë… por që mund të jetë plot të papritura.

“Opinion. al”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania