Gazeta Shqiptare

Monika Kryemadhi, në krye të LSI- së, Vasili jep dorëheqjen

Riorganizi­mi si opozitë e re, ish- kryetari do të drejtojë grupin parlamenta­r "Elektorati na ngarkoi përgjegjës­i të madhe"

- Darina Tanushi

Petrit Vasili dha dje dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI- së, pas një muaj drejtimi në këtë post. Tashmë pritet që LSI- në ta drejtojë Monika Kryemadhi, ndërsa vetë Vasili do të jetë në krye të grupit parlamenta­r të partisë, për të nisur betejën e një opozite të fortë.

Vasili e dha dorëheqjen dje në mbledhjen e kryesisë së LSI- së dhe më pas në një konferencë të posaçme për median, ai sqaroi se kryesia "vendosi edhe mënyrën e ristruktur­imit dhe riorganizi­mit të LSI në opozitë, pasi fronti në të cilin është LSI, është një front shumë i gjerë, është një moment historik për LSI, pasi elektorati ka ngarkuar një përgjegjës­i tepër të madhe dhe të rëndësishm­e, njëkohësis­ht për të mbajtur frontin opozitar dhe për t'i dhënë më në fund Shqipërisë opozitë". Sipas tij, "ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet shumë të lartë edhe se më parë, sepse kjo përgjegjës­i duhet zhvilluar, nuk janë përgjegjës­i që lidhen vetëm me LSI, por janë përgjegjës­i që duhet t'i zhvillojmë në funksion të drejtë për interes të qytetarëve shqiptarë". "Ndaj në këtë funksion, personalis­ht kam vendosur që të paraqes dorëheqjen si kryetar i LSI dhe ia kam paraqitur këtë propozim kryesisë së LSIsë dhe i kam kërkuar asaj dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj Grupin Parlamenta­r të LSI- së, që është një grup me detyra krejtësish­t të reja, shumë herë më të mëdha sesa grupi që ajo ka pasur në kohën kur ishte pjesë e qeverisjes, pasi fronti parlamenta­r do të jetë në frontet prioritare të luftës sonë të re në opozitë", deklaroi Vasili. "Njëherazi fronti tjetër shumë i madh, kapilar, intensiv, i shtrirë në tërë territorin, në çdo qelizë ku mbi 80% e shqiptarëv­e presin përgjigje të mëdha dhe presin që të motivohen e frymëzohen për t'i dhënë përgjigje një 20% pakice ( dhe kjo gjysma e blerë), që po kërkon të uzurpojë vendin. Pikërisht në funksion të këtij dinamizimi të ri të partisë t'i propozoj LSI- së nga ana ime Monika Kryemadhin si kandidate për kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, bazuar jo thjesht në pozicionin e zv. kryetares që ajo mbulon aktualisht, por në radhë të parë për kualitetin politik të jashtëzako­nshëm, tashmë të njohur nga i gjithë publiku shqiptar", njoftoi Vasili. Ai shtoi se i ka propozuar kryesisë që në pozicionin e zv. kryetarit të jetë z. Luan Rama, ndërsa Erisa Xhixho në postin e nënkryetar­es së LSI- së, që mendohet të jetë vakant nga Luan Rama. Këto ndryshime pritet të votohen ditën e mërkurë nga Konventa e LSI- së. "Ringritja e një fryme të re është një mision i LSI- së dhe ne do ta kryejmë me atë përkushtim, siç e kemi bërë në këto 13 vite duke qenë shembulli më i mirë, më i qartë, më i freskët dhe më transparen­t i një politike kre- jtësisht të re, për të cilën shqiptarët kanë nevojë dhe jo për riciklimin e politikave të vjetra", tha Vasili. Sa u përket kandidatur­ave që mund të rivalizojn­ë Monika Kryemadhin, Vasili tha se kanë mundësi deri ditën e hënë. I pyetur se nëse Kryemadhi zgjidhte kryetare, a duhet të japë dorëheqjen Ilir Meta nga president, Vasili tha: "Znj. Kryemadhi është një politikane që nga viti 1991 dhe është aktualisht zv. kryetare e LSIsë, kështu që duke qenë zv. kryetare, duke qenë pjesëtare aktive dhe deputete, përgjigja ime është shumë e qartë. Është natyrshëm në pozicionin ku ajo duhet të ndodhet, është një nga personalit­etet më të rëndësishm­e të LSI- së. Ka një pozicion të ri, që nga pikëpamja organizati­ve i jep një dimension të jashtëzako­nshëm LSI- së, për të cilin LSI- ja ka nevojë, sepse edhe misioni i ri ia kërkon". Shefi i vëzhguesve të OSBE- ODIHR- it deklaroi dje se në zgjedhjet që kaluan "ka pasur presione nga një numër i caktuar personash, jo vetëm nga kriminelë, por presione në mënyrë të veçantë në shërbimin civil. Interesant­e është se u pa gjithashtu se ka pasur votime të autorizuar­a, kemi parë firma identike kur shohim vendin ku hidhet firma. Ka gjithashtu edhe votim në grup".

 ??  ??
 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania