Gazeta Shqiptare

Fleckenste­in: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë tani

Eurodepute­ti: Zgjedhjet kaluan në një atmosferë paqësore

-

Eurodepute­ti

gjerman, Knut Flecken stein, në një intervistë për "Deutsche Welle", vlerëson zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe e sheh të hapur rrugën për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë. I pyetur se çfarë note do t'u jepte zgjedhjeve parlamenta­re në Shqipëri, Knut Fleckenste­in u shpreh se, "ne nuk shpërndajm­ë nota, por përshtypja ime e përgjithsh­me është se ato në masë të madhe ishin të rregullta". "Megjithatë, kam dëgjuar edhe për raste si blerja e votës dhe kjo duhet parë si të luftohet, sepse është një çështje se si do të organizohe­t një vend, madje deri diku edhe një çështje nderi për një vend", tha ai. "Dhe unë jam i gëzuar që mund të themi se zgjedhjet kaluan kryesisht në një atmosferë paqësore, ashtu siç duhet të jetë dhe se këtu kryeminist­ri Rama dhe Basha me ujdinë e tyre dhanë një kontribut të madh për këtë", tha ai. Ndërsa duke komen- tuar rezultatin zgjedhor, ku PS fitoi bindshëm duke kapur një shumicë absolute, Fleckenste­in u shpreh se, "shumicat absolute gjithmonë e mbajnë një rrezik me vete, pra që qeveritë e ekzagjeroj­në, por në shumë vende ka qeveri që qeverisin me shumicë absolute". I pyetur nëse janë plotësuar më në fund të gjitha kushtet që BE të japë dritën e gjelbër për të hapur negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë në vjeshtë, Fleckenste­in tha: "Sa i përket atmosferës, këto zgjedhje ishin shumë më të kënaqshme se të mëparshmet". "Kur dëgjoj vëzhguesin tonë, zotin Kukan që ishte aty, përmirësim­i është i dukshëm. Besoj se nuk ka si bëhet ndryshe, veçse ta themi qartë se tani duhet që të hapen negociatat. Ndoshta do të kalojnë pak javë e muaj derisa të ulen të gjithë në një tavolinë, por nuk duhet të vendosim pengesa të reja, sepse kjo nuk do ishte e drejtë", përfundoi ai.

 ??  ?? Knut Fleckenste­in
Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania