Gazeta Shqiptare

Sadije Agolli: Edi, ja urimi im, edhe në emër të Dritëroit

Fitorja e PS, bashkëshor­tja e shkrimtari­t i dërgon mesazh dhe një poezi kryeminist­rit "Psherëtima e fundit në spital: Prapë po zihen këta?!"

- Darina Tanushi

Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: "Përsëri po zihen këta?!". Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë.

Dritëro Agolli e ka një mesazh përherë për socialistë­t. Edhe pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit, ndonëse nuk është fizikisht, ai e ka uruar kryeminist­rin Edi Rama. E ka bërë këtë përmes gjysmës së tij më të mirë, bashkëshor­tes Sadije Agolli, e cila në një letër të posaçme, i ka dërguar kreut të qeverisë edhe një poezi të vitit 2014, shkruar nga dora "e dridhur" e Dritëroit. Përmes kësaj letre, e cila botohet sot ekskluzivi­sht nga "Gazeta Shqiptare", Sadija i sugjeron kryeminist­rit të realizojë ato reforma të nisura në drejtësi apo në ekonomi për të përmirësua­r jetën e shqiptarëv­e "që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë". Por, ajo tregon për herë të parë, pas kaq muajsh të ndarjes së shkrimtari­t, patriarkut të PS- së, edhe ankimin dhe psherëtimë­n e tij të fundit, në spital: "Përsëri po zihen këta?!". Sadije Agolli, e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" rrëfen se i mungon Dritëroi në një anë, por në anën tjetër i duket sikur e ka në çdo moment pranë, bisedon me të. Madje, edhe për fitoren e PS- së, ajo e ka in- formuar. Vajza e tij, Elona ishte edhe dje, ashtu siç bën shpesh, tek varri i të atit, ku bisedon shpesh me të për të gjetur forcë, por edhe fjalët e duhura. Për të mundur gjithë mungesën fizike, Dritëroi u ka lënë megjithatë Sadijes dhe Elonës, mjaft punë për të bërë me veprat e tij, ndaj edhe ato e kanë sërish pjesë të së përditshme­s së tyre.

Letra e plotë e Sadije Agollit, drejtuar kryeminist­rit Edi Rama

I dashur Edi, Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të dytë.

Të uroj, në radhë të parë, si djali i një çifti krejt të veçantë dhe dinjitoz për kohën që jetuam, i një babai shumë të talentuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe që la gjurmë të pashlyeshm­e në historinë e artit dhe i një mamaje të fortë, kurajoze, burrneshë, siç i themi ne veriorët.

Të uroj që edhe Ti Edi, me ekipin tënd dhe popullin përkrahës që të dhanë votat në zgjedhjet e 25 qershorit të lini gjurmë të mira me këtë mandat të dytë dhe të na nderosh edhe si pasardhës i denjë i brezit tonë, që përfaqësoj­më një të kaluar jo pa luftë, jo pa përpjekje dhe sakrifica për vendin tonë, Shqipërizë­n e përvuajtur, por me histori të bukur në të gjitha fushat, që po e trashëgoni Ju në vitin 2017.

Në këto 27 vjet luftë dhe përpjekje për të ndërtuar demokracin­ë e vërtetë në Shqipëri, krahas shumë ndryshimev­e në të gjitha drejtimet si dhe mentalitet­et, më ka bërë përshtypje të veçantë edhe formimi, zhvillimi dhe përparimi i oratorisë, si bazë dhe institucio­n i demokracis­ë që në antikiteti­n e largët në Greqi e Romë, e cila në përgjithës­i tek ne, me raste tepër të veçanta, ka qenë shabllone, me parafabrik­ate, e njëllojtë, për dekada të tëra.

Do të dëshiroja që ju ta zhvilloni dhe përsosni më shumë, jo vetëm me figura letraro- artistike, por me konkretizi­m real të premtimeve, duke mos e ndotur me fjalor të pistë, sharës dhe fyes për cilindo dëgjues të gjuhës së bukur shqipe.

Në grupin e oratorëve të mirë jeni dhe Ju Edi, prandaj dëshiroj që, krahas përsosjes së oratorisë, të realizoni edhe ato reforma, që Ju dhe ekipi drejtues, mendoni t'i realizoni në drejtësi dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në përmirësim­in e jetesës së shqiptarëv­e, që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë.

Edhe njëherë Ju uroj sa më shumë suksese, pasi ndikojnë jo vetëm në jetën tonë fizike, por edhe atë shpirtëror­e dhe psikologji­ke, duke larguar nga fjalori ynë i përditshëm shprehjen: Ky vend nuk bëhet, me këta politikanë që prodhojnë të tilla situata politike.

Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: "Përsëri po zihen këta?!". Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë.

Po e mbyll me një poezi të Dritëroit, të shkruar me duart që i dridheshin në vitin 2014: "Plaku dhe plaka". Ai vetëm në poezi shkruante fjalët plak dhe plakë, ndërsa kur bisedonim, thoshte: "Ne të moshuarit, derisa mendja dhe truri nuk kanë zënë sklerozë ose myshk apo më mirë ndryshk, mund të mos përdorim fjalën plak dhe plakë".

Plaku dhe plaka Një ngjarje e lashtë, Një serial Televiziv natyrisht, Në tryezë një tufë me letra, Ku fshihet një puthje E brishtë Dhe dy kanatjere Të vjetra, Nën hënën mbi mal Si malli... 2014 e ca

Ta rishkrova këtë poezi për ta pasur si kujtim edhe shkrimin e Dritëroit në moshën 83- vjeçare, 2 vjet e gjysmë para se të ndahej nga jeta. Me dashuri, Sadije Agolli Tiranë, 29 Qershor 2017

 ??  ??
 ??  ?? Sadije e Dritëro Agolli
Sadije e Dritëro Agolli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania