Gazeta Shqiptare

Rama: Na duhet reflektim i thellë brenda vetes, do dëgjojmë qytetarët

Kryeminist­ri kërkon mendimin e shqiptarëv­e: Çfarë duhet të përmirësoj­më?

-

Kryeminist­ri

Edi Rama u kërkoi dje shqiptarëv­e të japin mendimet e tyre se çfarë duhet të përmirësoj­ë PS në mandatin e dytë. Në një mesazh në rrjetin social "Facebook", Rama iu drejtua të gjithë ndjekësve të tij me fjalët: "Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të saj, ndërsa e imja, e jona si të zgjedhur për të udhëhequr vendin, është vetëm barra e shumëfishu­ar e përgjegjës­isë qeverisëse". "Na duhet një reflektim i thellë brenda vetes për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojm­ë e përmirësoj­më tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste. Çfarë duhet të korrigjojm­ë në përmbajtje­n e në stilin e qeverisjes dhe si du- het e mund ta përmirësoj­më kulturën tonë qeverisëse, cilësinë e skuadrës që qeveris, në legjislati­v e në ekzekutiv, bilancin qeverisës në çdo

ALEXIS CIPRAS

sektor?", shkroi dje Rama. Sipas tij, "më e rëndësishm­ja është si ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërf­shirës, duke mos folur e dëgjuar

Kryeminist­ri i Greqisë, Alexis Cipras ka uruar për fitoren kryeminist­rin Edi Rama. Në mesazhin e urimit, Cipras i ka shprehur kryeminist­rit Rama vendosmëri­në për të bashkëpunu­ar në të mirë të dy popujve. "I vendosur të punoj ngushtë me ju për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partnerite­tin strategjik mes dy vendeve tona", thuhet në mesazh. vetëm mes njëri- tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?". "Po përgatitem­i që në këtë fazë tranzitore deri në krijimin e qeverisë së re, të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë, me disa nivele apo rrathë, brenda partisë dhe jashtë saj. Ju jam mirënjohës paraprakis­ht, për çdo sugjerim prej jush këtu në rrjetin tonë dhe për ta bërë ndoshta më të lehtë, komentin tuaj, po ju pyes: Nëse do të ishe ti kryeminist­ri i Shqipërisë, cilat do të ishin tri gjërat më kryesore që do përmirësoj­e? Natyrisht, kushdo mund të dalë nga korniza e kësaj pyetjeje apo mund ta shpërfillë atë plotësisht, e të shkruajë atë që dëshiron", deklaroi dje Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania