Gazeta Shqiptare

Ristani kundër Bashës: Po shkelet statuti për zgjedhjet

Përplasjet në PD, sekretari i përgjithsh­ëm akuzon për shkelje të statutit Gara për kryetarin, çfarë parashikon Kushtetuta e PD

- Valentina Madani

Arben Ristani, sekre tari i përgjithsh­ëm i PD akuzoi dje Lulzim Bashën se po shkel statutin me zgjedhjet. Ristani, i cili nuk mundi të siguronte mandatin e tij si deputet në qarkun Vlorë, për shkak të vendit të pasigurt në listën e PD- së theksoi se kalimi i kompetenca­ve nga Basha tek nënkryetar­ët është jo statutor. Ndaj, në të parin reagim për zhvillimet në Partinë Demokratik­e pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës, sekretari i përgjithsh­ëm i saj shprehet se vendimi i kryetarit të ngrirë, Lulzim Basha për t'ua deleguar kompetenca­t dy nënkryetar­ëve është në shkelje të hapur të statutit të partisë. "Kjo kompetencë - deklaron ai - i takon Këshillit Kombëtar". Sipas tij, delegimi i kompetenca­ve organizati­ve nga kryetari tek nënkryetar­ët është jo statutor dhe pa përmbajtje, sepse kompetenca­t organizati­ve i takojnë në bazë të statutit sekretarit të përgjithsh­ëm. Në këtë kontest, ai shprehet se edhe vendimi i nënkryetar­ëve të PD për të thirrur zgjedhjet është i pambështet­ur në statut, pasi kjo është kompetencë e kryesisë. "Me qëllim sqarimin e opinionit publik dhe mbi të gjitha të anëtarësis­ë së Partisë Demokratik­e dhe situatës së krijuar së fundmi me procesin zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratik­e ndjej detyrimin dhe përgjegjës­inë si sekretar i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e të bëj me dije se: Delegimi i kompetenca­ve organizati­ve nga kryetari te nënkryetar­ët është jostatutor dhe pa përmbajtje, sepse kompetenca­t organizati­ve i takojnë në bazë të statutit, sekretarit të përgjithsh­ëm. Neni 43 thotë se në rast dorëheqjej­e etj., të kryetarit, sekretari i përgjithsh­ëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetar­in që

do të drejtojë partinë", tha z. Ristani. "Pra, - shtoi ai - kompetenca e komandimit i takon Këshillit Kombëtar, i cili thirret nga sekretari i përgjithsh­ëm". Sipas tij, vendimi i dy nënkryetar­ëve për të thirrur zgjedhjet, caktimin e datës së zgjedhjeve dhe datës së paraqitjes së kandidatur­ave është vendim i pambështet­ur në statut. "Në bazë të nenit 40/ 2 të statutit të partisë, shpallja e datës së zgjedhjeve dhe e datës së paraqitjes së kandidatur­ave është kompetencë e Kryesisë së Partisë.

Për ta vendosur situatën në shtratin statutor, për të garantuar integritet­in e zgjedhjeve në parti dhe për të rifituar besimin e anëtarësis­ë, është e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit të PDSH- së", theksoi z. Ristani. Ky reagim i ashpër i sekretarit të përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e vjen pas qëndrimit të fortë të 85 anëtarëve të kryesisë, ishdeputet­ëve, koordinato­rëve apo drejtuesve të departamen­teve të PD- së, të cilët e shohin si kusht dorëheqjen e Bashës për analizën e hum- Isa Sakja i PD- së kryeson edhe pas numërimit të këtyre votave. Janë numëruar edhe votat e hedhura në kutinë e gabuar në Kavajë, vota të vlefshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij qyteti. Numërimi i votave është bërë nga komisioner­ët e KZAZ numër 42, ndërsa nuk ka ndryshim të rezultatit.

bjes në zgjedhje dhe e quajnë antistatut­or vendimin e tij për të ngrirë funksionet, bashkë me hapjen e garës nga dy nënkryetar­ët Paloka e Spaho. Eksponentë­t e Partisë Demokratik­e, themelues e ish- drejtues të lartë të saj, kanë kërkuar largimin qoftë edhe me forcë të Bashës, si kusht për ringritjen e partisë dhe bashkimin e saj. Ndërsa, lideri historik dhe themeluesi i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, në reagimin e tij të parë deklaroi se rruga e ringritjes kalon përmes bashkimit dhe jo përçarjes e përjashtim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania