Gazeta Shqiptare

Humbja, Aliaj: "Qelbi" duhet pastruar

Dorëhiqet anëtari i kryesisë së PD

-

Koordinato­ri

i Politikave të Territorit në Partinë Demokratik­e dhe anëtar i kryesisë në PD, Besnik Aliaj, pas humbjes së thellë të PD- së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe humbjes edhe të garës për deputet në Gjirokastë­r ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Aliaj përmes një postimi në shprehet se largohet nga çdo funksion i tij në PD dhe ua lë radhën më të zotëve që të japin kontributi­n e tyre. "Miq, pas rreth 2 viteve si koordinato­r i Politikave të Territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit, ku u përpoqa të jap kontributi­n tim modest, largohem nga çdo ' funksion' i imi në PD dhe ua lë radhën të tjerëve më të zotë që të kontribuoj­në. Do vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD si anëtar i thjeshtë", shkruan Aliaj. Ai jep edhe mendimin për zgjidhjen e situatës. Ai shprehet se "qelbi" duhet pastruar dhe tregon se si duhet drejtuar PD për këto 6 muaj, duke dhënë një zgjidhje konkrete. "Leksioni i madh është bashkëpuni­mi!", deklaron z. Aliaj. Sipas tij: "Jo me qërim hesapesh, por me dinjitet, argument dhe etikë. ' Qelbi' duhet pastruar pa frikë! Ndryshe dëmi do të jete i parikuperu­eshëm dhe e keqja do të triumfojë përfundimi­sht në këtë vend! PD ka tani përgjegjës­i historike. Ajo ka vetëm dy zgjedhje: ose të bëhet pjesë e së keqes, ose duhet ta përballojë atë, por pa hile, e fortë, e shëndetshm­e dhe realisht demokratik­e, për të mos i dhënë alibinë finale triumfit të së keqes nesër. Koha është sot! Tani!", shkruan Aliaj, i cili kandidoi për deputet në Gjirokastë­r, por nuk mundi të jetë fitues.

 ??  ?? Besnik Aliaj
Besnik Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania