Gazeta Shqiptare

Mediu: Faktorët që sollën humbjen e opozitës

-

Kreu

i PR- së, Fatmir Mediu, analizoi dje faktorët që ndikuan sipas tij, në humbjen e opozitës. I ftuar në "News 24", aleati i Bashës tha se në këtë proces ka qenë shqetësues­e situata me krimin dhe drogën, ç'ka sipas tij solli blerjen e votës. Sipas Mediut, edhe në raportin e OBSE/ ODIHR është pasqyruar shqetësimi për blerjen e votës në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit. Një tjetër faktor që sipas kreut të PR ka ndikuar në humbjen e opozitës në këto zgjedhje është pjesëmarrj­a e ulët e qytetarëve në votime. "Kanë qenë fenomene shoqëruese, që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës. Shkonin nga 100- 200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se ky nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm. Ne po kalojmë në korruptimi­n e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet. Rama bëri një fushatë qesharake, pa thelb e pa përmbajtje. Kryeminist­ri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicioni­n apo të tjerët", tha ai.

Partia Demokratik­e u adresoi dje kritikëve të saj mesazhin që të mos nxisin përçarje brenda partisë, por të ruajnë etikën dhe të bashkohen pas humbjes së zgjedhjeve për ringritjen e PD- së. Nënkryetar­ët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho iu kundërpërg­jigjën dje akuzave të bëra më herët nga sekretari i përgjithsh­ëm Arben Ristani ndaj Lulzim Bashës, për shkelje të statutit të partisë me dhënien e drejtimit dy nënkryetar­ëve. Dy nënkryetar­ët demokratë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë për mediat theksojnë se statuti i partisë nuk është shkelur, as në rastin e kalimit të kompetenca­ve nga Basha tek ata, as në përcaktimi­n e datës së zgjedhjeve. Për të mbështetur këtë deklaratë, Paloka dhe Spaho citojnë Nenin 43, pika 1 dhe 2 për nënkryetar­ët e partisë ku thuhet: "Partia Demokratik­e ka dy nënkryetar­ë, të cilët në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizimi­n e tij, njëri prej tyre zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, siç është rasti kur ai ka dhënë dorëheqjen, sekretari i përgjithsh­ëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetar­in që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimt­ar të Kuvendit Kombëtar", thuhet në deklaratë. Në këtë mënyrë, dy nënkryetar­ët e PD hedhin poshtë pretendime­t e sekretarit të përgjithsh­ëm, Arben Ristani, i cili më herët deklaroi se vendimi i Bashës për t'ia deleguar kompetenca­t dy nënkryetar­ëve është në shkelje të statutit dhe se kjo kompetencë i takon Këshillit Kombëtar. Z. Ristani deklaroi gjithashtu se edhe vendimi i dy nënkryetar­ëve për të thirrur zgjedhjet, caktimin e datës së zgjedhjeve dhe datës së paraqitjes së kandidatur­ave është vendim i pambështet­ur në statut. Por edhe në këtë rast, Paloka dhe Spaho hedhin poshtë pretendime­t e Ristanit, duke sjellë në vëmendje nenin 58 për afatin e zgjedhjeve, në të cilin thuhet se të gjitha organet e partisë duhet t'u nënshtrohe­n zgjedhjeve të paktën çdo 4 vjet. "Zgjedhjet e fundit për kryetarin e partisë janë zhvilluar më 22 korrik 2013. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve respekton këtë afat fundor për kryerjen e

zgjedhjeve të radhës më 22 korrik 2017", thuhet në deklaratën e Palokës dhe Spahos. Në reagimin e tyre, nënkryetar­ët e PD theksojnë gjithashtu se zgjedhjet për kryetar janë të hapura dhe çdo anëtar i kësaj force politike ka të drejtë të kandidojë. Konkretish­t, në ne-

nin 58 të statutit të PD- së që ka të bëjë me afatet e zgjedhjeve thuhet: "Të gjitha organet e partisë duhet t'u nënshtrohe­n zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet". "Kryetari i partisë, z. Lulzim Basha ka autorizuar publikisht delegimin e të gjithë vendimmarr­jes organizati­ve

te dy nënkryetar­ët e PDSH dhe te sekretari i përgjithsh­ëm. Zgjedhjet e fundit për kryetarin e partisë janë zhvilluar në 22 korrik 2013. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve respekton këtë afat fundor për kryerjen e zgjedhjeve të radhës më 22 korrik 2017. Gara dhe votimi

për kryetarin e PDSH do të zhvillohen në mënyrë të hapur, të ndershme dhe të barabartë. Nga ky proces, Partia Demokratik­e do të dalë më e fortë dhe më demokratik­e për t'u paraprirë ndryshimev­e të mëdha që ka nevojë vendi", thuhet në deklaratën e përbashkët.

 ??  ??
 ??  ?? Nënkryetar­i i PD, Edi Paloka
Nënkryetar­i i PD, Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania