Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj Tofik Hykës, dyshime se biznesmeni u kërcënua pak ditë më parë

Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë, mjekët e spitalit: Po e mbajmë në terapi intensive Policia merr në pyetje të afërmit e tij

-

Biznesmeni Tofik Hyka, i cili u qëllua me dy plumba, në kokë e afër zemrës, dhe që fatmirësis­ht shpëtoi, dyshohet të jetë kërcënuar pak ditë para se t'i bëhej atentati. Burime pranë grupit hetimor bënë dje me dije për "Gazeta Shqiptare" se, në sajë të deklaratav­e të marra nga të afërm të 56- vjeçarit, por edhe nga informacio­net e marra në rrugë operative, kanë dyshime se Hyka mund të jetë kërcënuar nga persona, për të cilët është duke u punuar për t'i identifiku­ar. Sipas të njëjtave burime, u pohua se kohët e fundit, që kur Tofik Hyka ishte kthyer nga Franca, ku ai jetonte me familjen e tij, lëvizte i shoqëruar nga një ose më shumë persona. Kjo pasi, sipas burimeve, 56vjeçari i ruhej ndonjë konflikti apo ndonjë ngjarjeje të rëndë që mund t'i ndodhte. Ish- pronari i fabrikës së tullave në Vorë u qëllua me 4 plumba paraditen e së mërkurës, teksa ndodhej i ulur në verandën e një lokali nën shoqërinë e një mikut të tij. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit "Selman Stërmasi", ku dy prej plumbave e prekën atë në kokë e në trup, afër zemrës. Ndonëse përveç të afërmve dhe dëshmitarë­ve okularë, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe një numër të lartë personash si të dyshuar, apo dhe që mund të kenë dijeni për krimin, ende nuk ka ndonjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë. Autorët që qëlluan biznesmeni­n ishin dy persona që lëviznin me motor. Burimet e lartpërmen­dura shtuan më tej, se është e vështirë identifiki­mi i tyre për shkak se ata kishin skafandra në kokë.

TË AFËRMIT

Burimet thanë se dëshmia më me vlerë për hetuesit pritet të jetë ajo e vetë biznesmeni­t 56- vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Ndërsa, të afërm të tij kanë rrëfyer në polici se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm që ai mund të ketë pasur kohët e fundit. Sipas tyre, Tofiku, edhe më herët kishte shprehur frikën e ndonjë përplasjej­e të mundshme që mund t'i ndodhte me personat me të cilët ai ka pasur konflikte.

KAMERAT E SIGURISË

Grupi hetimor ka këqyrur jo vetëm kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja, por edhe disa kamera të tjera sigurie të vendosura përgjatë kësaj zone dhe në rrugët që të çojnë për te "Komuna e Parisit". Sipas burimeve, nga kamerat vihen re dy persona që lëvizin me motor, të veshur me rroba të errëta dhe me skafandra në kokë. Për këtë fakt, burimet sqaruan se janë duke përdorur metodat specifike të hetimit, për të bërë identifiki­min dhe vënien e tyre në pranga, pasi vetëm me anë të kamerave, identifiki­mi i tyre është i vështirë.

Pista kryesore e hetimeve vijon të jetë ajo e ndonjë konflikti të mëparshëm, për shkak të biznesit që Tofik Hyka ka pasur. Për këtë, hetuesit janë duke verifikuar disa raste ku bëhet fjalë për disa borxhe në shuma të konsiderue­shme parash, që Hyka ka pasur në kohën që ishte pronar i fabrikës në Vorë. Mësohet se Hyka ishte detyruar ta mbyllte fabrikën e tullave për shkak të borxheve të shumta dhe problemeve që ai kishte me pagesat e punëtorëve. Ndërkaq, burimet e lartpërmen­dura sqaruan se do të kërkojnë informacio­n tek autoritete­t e huaja nëse Hyka ka pasur ndonjë konf- likt të hapur në Francë. Po sipas tyre, përcaktimi i motivit të ngjarjes është tejet i vështirë, për faktin se konfliktet e tij kanë nisur që në vitin 1995, me vrasjen e Dritan Avdulit, i njohur si i forti i Shijakut, vrasje kjo e cila u pasua edhe me një sërë ngjarjesh të tjera.

MJEKËT

Dy mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë pohuan dje për Gazetën se 56- vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe se që në momentin e parë të mbërritjes së tij, e kanë mbajtur në terapi intensive. Sipas tyre, i plagosuri ka shfaqur kriza të forta dhe do t'i nënshtrohe­t edhe një ndërhyrjej­e tjetër kirurgjika­le. Po ashtu, ata pohuan se ndërhyrja e dytë është e vështirë për t'u bërë për shkak të hemorragji­së së shumtë që ai ka pasur.

 ??  ?? I plagosuri, Tofik Hyka
I plagosuri, Tofik Hyka
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania