Gazeta Shqiptare

Gjykata e Lartë liron nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit

Indrit Taullai u lirua për arsye shëndetëso­re

-

Gjykata

e Lartë i dha li rinë një tjetër anëtari të bandës së Durrësit. Bëhet fjalë për Indrit Taullain, i cili ishte dënuar me 25 vite burgim për disa vepra penale. Vendimi erdhi pas kërkesës së Taullait, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i duhet të trajtohet jashtë ambienteve të burgut. Kështu, Kolegji Penal urdhëroi lirimin e tij për arsye shëndetëso­re, pasi krijoi bindjen se në ambientet e burgut nuk mund t'i jepet trajtimi i duhur. Nisur edhe nga fakti se Taullai ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, Kolegji vendosi ta dërgojë atë në shtëpi, ku të mund të marrë kujdesin e nevojshëm. Vetëm pak orë pas verdiktit, Indrit Taullai la qelitë e burgut të Durrësit, ku vuante dënimin. Ai ka qëndruar për disa vite me radhë në ambientet e burgjeve të sigurisë së lartë, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje, pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal si dhe krime të tjera të rënda. Por tri vite më parë, Gjykata e Lartë prishi vendimet e shkallëve më të ulëta dhe e dënoi atë me 25 vite burgim, çka i hapi rrugë edhe lirimit. Më herët, gjykata e Apelit Durrës liroi me kusht Lulzim Berishën, kreun e bandës së Durrësit, duke e urdhëruar të mbante kontakte me shërbimin e provës për një periudhë 3vjeçare. Lirimi i këtij të fundit solli mjaft reagime, ndër to edhe të ndërkombët­arëve, e u bë shkak për nisjen e një hetimi ndaj gjykatës dhe arrestimin e zyrtarëve të bur- gut. Banda e Durrësit u godit nga policia në vitin 2005, kur pjesa dërrmuese e anëtarëve të saj, mes tyre Lulzim Berisha, Endrit Dokle e Indrit Taullai, u vunë në pranga. Anëtarët e kësaj bande akuzoheshi­n për një sërë vrasjesh si dhe për disa krime të tjera të rënda. Nga të ashtuquajt­urit anëtarë të bandës së Durrësit, të vetmit që mbi supe i rëndon dënimi i përjetshëm është Endrit Dokle.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania